Kuvendi miraton fondet e BE, komisioneri Varhelyi: “30 miliardë euro investime për Shqipërinë” - Business Magazine Albania

Kuvendi miraton fondet e BE, komisioneri Varhelyi: “30 miliardë euro investime për Shqipërinë”

Pas ratifikimit të marrëveshjes në Kuvendin e Shqipërisë për fondet IPA 3 të Bashkimit Europian, komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi në BE, Oliver Varhelyi, falenderoi deputetët për marrjen e këtij hapi.

Më tej ai shtoi  se integrimi në BE i Ballkanit Perëndimor duhet të bëhet prioriteti më i rëndësishëm gjeostrategjik.

Përmes një postimi në Twitter ai thotë se 30 miliardë euro do të investohen për të përshpejtuar procesin.

Lexo edhe: Punësim në BE dhe investime. Çfarë përfiton vendi nga hapja e negociatave

“Në këto kohë të trazuara integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE duhet të bëhet prioritet më i rëndësishëm gjeostrategjik.

Mbështetja jonë prej 30 miliardë eurosh do të shërbejë për të transformuar rajonin, për të përshpejtuar procesin dhe për të ofruar një të ardhme tërheqëse për rininë në rajon.”

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0