Kush është loja, ku Shqiptarët renditen të parët për kontributin në shkencë? - Business Magazine Albania

Kush është loja, ku Shqiptarët renditen të parët për kontributin në shkencë?


Hera e parë në histori që një lojë në telefon mbledh të dhëna shkencore që u shërbejnë shkencëtarëve për studime në gjetjen e zgjidhjes për sëmundjen e rëndë të demencës mendore.

Bëhet fjalë për një lojë të quajtur “Sea Hero Quest”. Në këta muaj është luajtur nga rreth 2.5 milionë persona në 193 vende të botës,duke kontribuar në studimin më masiv të demencës në historinë botërore.

Edhe shqiptarët, sapo loja u bë e njohur nga mediat apo blogger-ë që udhëhoqën ndjekësit e tyre që ta shkarkonin dhe të luanin “Sea Hero Quest”, filluan ta sfidojnë njëri-tjetrin duke arritur rezultate të larta.

Në Shqipëri loja u shkarkua dhe u luajt nga rreth 50.000 persona. Në raport me popullsinë, kjo shifër është më e larta nga të gjitha vendet që dhanë kontribut. Numri më i madh i lojtarëve në Shqipëri janë meshkuj që arrijnë 61% të numrit total.

Rezultatet fillestare pritet të ndihmojnë për zhvillimin e testeve që do të diagnostikojnë demencën në fazë të hershme.

Tashmë loja “Sea Hero Quest” do të përshtatet për përdorim klinik.

 

burimi: blitz.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0