Kush është blerësi i aplikacionit Instapaper? - Business Magazine Albania

 Kush është blerësi i aplikacionit Instapaper?


Instapaper, një aplikacion pionier për ruajtjen e artikujve për t’i lexuar më vonë, është shitur përsëri. Aplikacioni, i cili është krijuar nga zhvilluesi Marco Arment dhe shitur për Betaworks në vitin 2013, ka gjetur një shtëpi të re në Pinterest.

Qëllimi është “për të përshpejtuar zbulimin dhe ruajtjen e artikujve në Pinterest,” tha kompania në një deklaratë. Ajo do të vazhdojë të operojë si një aplikacion i pavarur, dhe ekipi i Instapaper do të punojë për të dy, këtë aplikacion dhe në Pinterest në përgjithësi. Kushtet e marrëveshjes nuk janë zbuluar ende.

Si një motor kërkimi vizual, Pinterest nuk është menduar shpesh si një vend për të vendosur bookmark të shkruar në përmbajtje. Por në vitin 2013, kompania prezantoi ‘pins’ për artikujt, një format që krijon bookmarks bashkë me një foto dhe një paraqitje paraprake në formën ‘preview’ të tekstit.

Shitja e Instapaper sugjeron se kompania beson se ka shumë për të bërë atje – edhe pse kjo nuk është e sigurt se sa e vlefshme do të jetë për Pinterest. Instapaper mund të përdoret falas ose në një version premium $ 30 në vit; por kompania nuk ka thënë se sa abonentë ka.

/Ky artikull u publikua së pari nga TechSot.al. Business Magazine Albania ka të drejta të plota të ripublikimit të këtij artikulli, në bazë të marrëveshjes mes palëve.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0