Kush e shpiku kompjuterin? - Business Magazine Albania

Kush e shpiku kompjuterin?


Kompjuterët janë shumë më tepër se sa thjeshtë ata janë përpunuesit super të shpejtë të shifrave. Më e rëndësishmja, nëse i jepet një seri e re rregullash dhe udhëzimesh, një proçesor kompjuteri dhe memoria e tij munden – të paktën në parim – të bëjnë çdo gjë, nga përpunimi i fjalëve, tek fluturimi i një avioni.

kush-e-shpiku-kompjuterin-businessmag
Charles Babbage ( 1791-1871)

Merita për ndërtimin e një pajisjeje të tillë kaq të “zonjën” i shkon matematicienit britanik, Charles Babbage, i cili në vitin 1834 nisi të hartojë plane për atë që e quante “motorri analitik”.

Ëndrra e tij ishte të krijonte një pajisje, marshet, boshtet dhe rrotat e të cilës të mund të rregulloheshin – programoheshin – për të krijuar një sërë detyrash, nga zgjidhja e ekuacioneve deri te kompozimi i muzikës. Fatkeqësisht, vetëm një pjesë e vogël e kësaj mrekullie të inxhinierisë Viktoriane u përfundua.

U deshën të kalonin edhe 100 vjet, para se matematicieni britanik, Alan Turing, të ringjallte idenë e një “makine universale” dhe të investigonte fuqitë e saj teorike. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, kolegët e tij thyerës të kodeve në Bletchley Park shfrytëzuan disa prej këtyre fuqive. Pajisja e tyre elektronike u quajt Colossus dhe ajo theu edhe kodet më të fshehta të Hitlerit.

Historianët ende debatojnë se kush e ndërtoi kompjuterin e parë, por përgjithësisht bien dakord se inxhinierët në SHBA dhe Britani, të dy ia dolën që të krijojnë makina elektronike që mishëronin ëndrrën e Babbage, në fundin e viteve 1940.

/Time

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0