Kundër ndotjes, BE shtrëngon standardet

Kundër ndotjes, BE shtrëngon standardet


 

Vendet e Bashkimit Europian do të duhet të përballen me një betejë të fortë me qytetarët e tyre, në përpjekjet për një ulje drastike të ndotjes.

Komisioni Europian po mbështet objektivin më ambicioz të reduktimit të dioksidit të karbonit për makinat dhe furgonat, duke parashikuar uljen me 45% deri në vitin 2030.

Objektivi fillestar ishte për uljen e nivelit të ndotjes me 15% deri në vitin 2025 dhe 30% deri në 2030-ën.

Muajin e ardhshëm, nisma pritet të kalojë për miratim. Pas kësaj,  ligjvënësit e Bashkimit Europian, do të duhet të nisin bisedime të ashpra me 28 qeveritë e unionit mbi ligjin përfundimtar. Shtetet më të industrializuara u druhen shtrëngimeve në prodhim, por shqetësimin më të madh, e kanë shtetet me nivel më të ulët të ardhurash. Ndotja më e madhe vjen nga automjetet që kanë shumë vite në qarkullim dhe shume vendeve do t’u duhet të rifreskojnë “flotën” e tyre rrugore.

Rregullat e reja të Bashkimit Europian synojnë që deri në 2030 (pra pas pak më shume se një dekade) Vendet e BE-së në bllok të ulin emetimit të gazrave serë me të paktën 40% poshtë niveleve të vitit 1990.

 

Europa.eu

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Të gjithë ëndrrat e tua mund të bëhen realitet, nëse ke kurajën t’i ndjekësh.”
— Ualt Disney
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0