Kujdesi, aleati më i mirë në udhëtime - Business Magazine Albania

Kujdesi, aleati më i mirë në udhëtime

Duke parë përpara, ndërsa dëshira jonë për të eksploruar destinacionet lokale dhe ndërkombëtare nuk është ulur, ne presim që shumë vende të prezantojnë masa shëndetësore dhe sigurie që synojnë rritjen e mbrojtjes kundër koronavirusit. Shumë kërkojnë nga industria e udhëtimeve për të hapur rrugën për krijimin e “normales së re”.

Masat parandaluese janë elementi kryesor

79% e udhëtarëve thonë se do të jenë të lumtur të marrin më shumë masa parandaluese për shkak të koronavirusit kur nisen për udhëtimet e tyre. Ndërsa planifikojnë për udhëtimet e tyre, 59% e udhëtarëve do të shmangin destinacione të caktuara nëse kjo nënkupton shpmangien  e turamve, dhe 70% do të presin gjithashtu që atraksionet turistike t’i përshtaten rregullave të distancimit social.

Kur bëhet fjalë për zgjedhjen e akomodimeve, 70% e njerëzve do të rezervojnë vetëm nëse dinë se çfarë politikash shëndetësore dhe higjienike ekzistojnë, me tre të katërtat (75%) që favorizojnë akomodimet që ofrojnë produkte antibakteriale dhe sanitare.

Gatishmëria për të udhëtuar

Së bashku me një ndryshim në preferencat e destinacionit, preferencat e transportit gjithashtu kanë ndryshuar. Pothuajse gjysma (46%) e udhëtarëve do të preferojnë të shmangin tranzitin publik (të tilla si fluturimet ose trenat) për të shmangur udhëtimet me një numër të madh njerëzish. Në vend të kësaj, udhëtarët do të zgjedhin të marrin me qira ose të ngasin makinat e tyre në për tek  destinacionet e tyre, duke e bërë 2021 vitin e udhëtimit rrugor.

LEXO: Spontechnaity: Si teknologjia do të drejtojë udhëtimet

Kujdesi e para

Udhëtarët duket se janë të gatshëm të përshtaten me masat “e reja normale” të shëndetit dhe sigurisë të paraqitura për të luftuar koronavirusin. Dy të tretat (67%) të udhëtarëve do të jenë në rregull me vizitimin e destinacioneve që kanë kontrolle shëndetësore më mbërritje. Dhe 62% do të mbajnë maskë në publik nëse kërkohet. Sidoqoftë, masat e karantinës do të mbeten më pak popullore, me shumë më pak (27%) udhëtarë të gatshëm të karantinohen në mënyrë që të udhëtojnë në një destinacion të veçantë.

BOOKING

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0