Kufjet elektrike që mund t’ju ndihmojnë në humbjen e peshës

Kufjet elektrike që mund t’ju ndihmojnë në humbjen e peshës

Kufjet elektrike

Një pajisje elektrike që stimulon mbaresat nervore pas veshëve mund të jetë një trajtim i ri për ata që duan të humbin peshë.

Pajisja që është dizejnuar si kufje, dërgon sinjale elektrike në nervat vestibularë, të cilat janë të lidhura me pjesët e trurit që kontrollojnë ruajtjen e dhjamit dhe urinë.

Ideja është që kjo do t’i ndihmojë njerëzit të ndjehen më të ngopur. Rreth 200 njerëz po marrin pjesë në provat klinike të këtyre kufjeve.

Dietat mund të jenë efektive për disa, por shumë shpejt e rrisin peshën përsëri. Në një studim edhe pse njerëzit që mbajtën dietë humbën deri në 10 përqind të peshës së tyre fillestare në gjashtë muajt e parë, më pas, dy të tretat e tyre morën më shumë kilogramë sesa kishin humbur brenda pesë viteve, sipas shkencëtarëve në Universitetin e Kalifornisë.

Lexoni: Suksesi i Zoom gjatë pandemisë, arrin rekord të ardhurash

Kufjet e reja përbëhen nga dy elektroda të bashkangjitura që vendosen në lëkurë pas secilit vesh (aty ku qëndrojnë mbaresat nervore vestibulare). Kur aktivizohen, elektrodat lëshojnë impulse të nivelit të ulët të stimulimit elektrik. Ato mund të shkaktojnë një ndjesi shpimi gjilpërash pas veshëve.

Nervi vestibular është i përfshirë në kontrollin e ekuilibrit, por gjithashtu është i lidhur me hipotalamusin, një gjendër e trurit që merret me rregullimin e oreksit dhe ngrënies së ushqimit, si dhe normën metabolike dhe ruajtjen e yndyrës.

Studiuesit besojnë se oreksi dhe rregullimi i metabolizmit nga hipotalamusi mund të ndryshojnë nga një individ në tjetrin, prandaj disa njerëz shtojnë peshë më lehtë se të tjerët. Mendohet se stimulimi i pulsit ditor të nervit vestibular mund të nxisë hipotalamusin drejt uljes së oreksit, duke stimuluar prodhimin e hormoneve të tilla si leptina dhe insulina.

Lexoni: Netflix hap katalogun e saj falas, pa u regjistruar ose pa patur një abonim: ja si funksionon

Studimet e mëparshme kanë zbuluar se leptina i tregon trurit kur trupi ka ruajtur mjaft yndyrë, i cili nga ana tjetër frenon oreksin, ndërsa insulina rregullon përthithjen e sheqerit në gjak nga qelizat dhe lidhet me shtimin e peshës.

Provat klinike udhëhiqen nga profesor Carel le Roux, i cilia ka një reputacion ndërkombëtar në endokrinologjinë dhe trajtimin inovativ të mbipeshës. Nëse provat konfirmojnë përfitimin e parashikuar, klinicistët specialistë do ta konsiderojnë atë të paçmuar për shumë pacientë.

Daily Mail

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0