Kufizimi i lëvizjes për shqiptarët, Greqia e zgjat deri më 8 nëntor - Business Magazine Albania

Kufizimi i lëvizjes për shqiptarët, Greqia e zgjat deri më 8 nëntor

Greqia ka vendosur të mbajë të pandryshuar regjimin kufizues të lëvizjeve nga Shqipëria në drejtim të Greqisë deri në datën 8 nëntor. Njoftimi është dhënë nga Ambasada greke në Tiranë, që përcjell vendimmarrjen e autoriteteve greke pas shqyrtimit të të dhënave në lidhje me pandeminë në Shqipëri.

Mbetet në fuqi kalimi i kufirit për shtetasit që kanë leje qëndrimi në Greqi, shtetasit grekë dhe punonjësit sezonalë, ndërsa ndalohet të udhëtojnë personat për qëllime turistike. Mbetet në fuqi masa e testit negativ PCR Covid-19 jo më herët se 72 orë para udhëtimit.

Doganat mes dy vendeve do të mbyllen në orën 23.00 deri në 07.00 të mëngjesit çdo ditë, mbetet në fuqi numri i personave që do të lejohet të kalojnë në Kakavijë 750 persona dhe 300 në Kapshticë, ndërsa të gjithë udhëtarët që hyjnë në Greqi, duhet të karantinohen për 7 ditë në banesën e tyre. Pas shtimit të rasteve me Covid-19, Greqia ka marrë masa shtesë edhe në brendësi të vendit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0