Kufizimet krijojnë kreativitet - Business Magazine Albania

Kufizimet krijojnë kreativitet


 

Nga Neville Medhora

Nëse keni vetëm 5 minuta për të bërë një prezantim, ju do ta përfundoni atë për 5 minuta! Prezantimi mund të mos jetë 100% i përsosur, por do të kryejë punë. Por, në qoftë se keni 2 muaj kohë për ta bërë të njëjtin prezantim, do t’ju duhen 2 muaj të plotë. Kufizimi (koha e shkurtuar) ju bën të mendoni shpejt, të mendoni ndryshe dhe të veproni shpejt.

Mund të jetë interesante (dhe shumë argëtuese) ​​për ta vënë një pengesë në detyrën tuaj më të vështirë të ditës.

Kufizimi mund të jetë çdo gjë:

  • një afat kohor.
  • një buxhet më i vogël.
  • duhet të jetë diҫka për të qeshur.
  • të përdorni vetëm një ngjyrë.
  • vetëm një mentalitet të caktuar.
  • ju duhet të bëni të kundërtën e asaj që e bëni normalisht.
  • të dëgjoni një këngë tërë kohën që po punoni.
  • ҫfarëdo.

Çështja është ta ndryshoni modelin e punës tuaj për t’u bërë më kreativë!

Ja një hack i dobishëm që shpesh e përdor për t’i zgjidhur problemet – të mendoj se si mund të bëj diçka në mënyrë sa më zbavitëse që të argëtohem!

Doja të bëja një buletin informativ për kursin tim CopyWriting. Doja ta quaja “Letrat e Nevillit”, por kur ua tregoja njerëzve, reagimi i tyre ishte shumë i dobët.

Nuk merrja asnjë përgjigje. Emri nuk kishte imazh ekskluziv. Kështu që fillova të mendoj për emra që do të më bënim mua të qesh dhe më erdhi ideja për “ KursiiKlubitKopyWriting”.

Si një akronim, titullohet: KKK. Ju tregova të gjithëve që do të vendosja një buton në uebfaqen time që thotë “Bashkohu KKK-së”….

Dhe reagimi ishte….

I JASHTËZAKONSHËM!!

Nuk ka rëndësi nëse drejtoni një kompani ose punoni për dikë. Praktikojeni këtë teknikë kohë pas kohe. Mund të fitoni një rritje në detyrë, ose të pushoheni nga puna … gjithsesi do të jetë shumë zbavitëse.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0