Shumica e njerëzve do të shkojnë në plazh për pushime verore, apo jo? Gabim. Sipas të dhënave më të fundit të fluturimeve nga Mastercard, kryeqyteti i Japonisë, Tokio, është destinacioni i preferuar këtë verë.
Tokio ka parë rritjen më të madhe të kërkesës turistike, duke tejkaluar Bangkokun si qyteti më i vizituar në vitin 2024. Mendohet se popullariteti i tij është për shkak të zhvlerësimit të jenit, duke e bërë Japoninë shumë më të lirë për t’u vizituar sesa ka qenë më parë. Nuk është çudi, pra, që Osaka u rendit e dyta në listë.
Lexo edhe: Tarifat e Trump kërcënojnë xhirimet e “Game of Thrones” në Kroaci
Zakonisht, Tokio është një destinacion popullor pranveror, kur lulet e qershisë janë në lulëzim dhe temperaturat janë të ngrohta, por kryeqyteti japonez është mjaft i bukur edhe në muajt e verës.
Të shtunën e fundit të korrikut, Festivali i Fishekzjarrëve të Lumit Sumida do të mbushë qiellin e qytetit me një shfaqje spektakolare. Shumë vapë? Shkoni në Oshima, ishulli më i madh i Tokios për të notuar dhe për të bërë zhytje.
Pas Osakës, në vendin e tretë u rendit Parisi, tregues ky se udhëtarët po anojnë drejt pushimeve në qytet këtë vit.
Destinacionet më të mira verore në 2025:
- Tokio
- Osaka
- Paris
- Shanghai
- Palma De Majorca
- Seul
- Pekin
- Madrid
- Rio de Janeiro
- Singapore
- Nha Trang
- Reykjavik
- Fukuoka
- Hurgada
- Sharm El-Sheikh
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.