Ku do të vendoset Selia Qëndrore për Europën? Pyetje më e madhe për Global Startups pas Brexit - Business Magazine Albania

Ku do të vendoset Selia Qëndrore për Europën? Pyetje më e madhe për Global Startups pas Brexit


Ditët kur Londra shërbente si selia qëndrore për Global Startups kanë kaluar, tani  që Mbretëria e Bashkuar ka filluar të zhvendoset nga Bashkimi Evropian.

Thjesht pyesni Nicole Sahin, e cila filloi punën e kompanisë së saj, Globalization Partners me 200 të punësuar. Kompania ndihmon korporatat e tjera të punësojnë në vende, ku ata nuk kanë një prani fizike, është aktive në më shumë se 170 vende. Të martën, Sahin njoftoi se do të mblidhte 150 milionë dollarë në kapital privat për kompaninë e saj, me një vlerësim prej 500 milionë dollarësh. Paratë vijnë nga Wincove Private Holdings, TDR Capital dhe Sands Capital. Sahin do t’i përdorë ato para për të zgjeruar gjurmën e kompanisë në nivel ndërkombëtar, të punësojë ekipe të shitjeve dhe marketingut në Evropë dhe Azi dhe të rrisë investimet e saj në teknologji.

Falë Brexit, Sahin pret që zhvillimin ekonomik ta shikojë shumë më ndryshe nga sa ndodhi në vitin 2012, kur ajo filloi Globalization Partners. “Mbretëria e Bashkuar,” thotë ajo, “thjesht po hedh një hap fluturues nga skena ndërkombëtare. Ajo do që të jetë një vend i vogël në një ishull”.

Kur Sahin filloi Globalization Partners, ajo thotë se në 90% të rasteve, kompanitë mund të zgjerohen në Evropë duke punësuar një ekip në Londër. Kjo nuk do të thotë të mbështetesh vetëm në ekspertizën britanike: “Londra është aq e larmishme saqë mund të punësosh një ekip të tërë evropian jashtë Londrës,” thotë ajo.

Me Brexit, kjo nuk do të ndodhë më. Sipas saj, nuk ka një zëvendësim të dukshëm për Londrën: “Nuk ka më një seli të paracaktuar për Evropën”. Irlanda është ndoshta pretenduesi kryesor, i cili fitoi popullaritet me tarifa të ulëta të taksave të korporatave. Hollanda ka bërë të njëjtën gjë, thotë Sahin. Dublini është akoma “duke u rritur”, por Amsterdam gjithashtu po rritet si një qendër teknologjie. Në të dy vendet, sistemi ligjor është relativisht i lehtë për bizneset startup për të nisur punën. Ajo pret që kompanitë të vendosin një zyrë prapë në Irlandë ose Hollandë, dhe më pas të punësojnë disa shitës në secilin vend në tregjet e synuara.

Sahin është disi e befasuar që interesi i startup-eve në Francë është rritur. Ajo thotë se sistemi ligjor në Francë është “shumë unik” dhe “super burokratik”. Shkalla e taksave personale është e lartë. “Është e vështirë për një person që të dëshirojë të shkojë atje dhe të ndërtojë një sipërmarrje nga fillimi thotë ajo.

Ajo thotë që industrit ë veçanta mund të kenë strategji të ndryshme. Një kompani e modës do të vendosë selinë e saj evropiane në Itali ose Francë, ndërsa një kompani e pajisjeve mjekësore ka të ngjarë të zgjedhë Zvicrën. Një kompani e teknologjisë prapë do të zgjedhë Irlandën.

Berlini gjithashtu ka qenë i njohur me startup-et, por Sahin thotë se po bëhet shumë i shtrenjtë. “Këtu janë fëmijët më të mirë”, thotë ajo. “Aty do gjeni personin të cilin ju doni të punësoni për të drejtuar kompaninë tuaj të teknologjisë. Por qiratë po rriten shumë”.

Alternativa? Kohët e fundit, ajo ka qenë në Lisbonë. Sahin thotë: “është e lezetshme, e lirë dhe e bukur”.

Përshtati në shqip: Klajdi Xhemali

INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0