Qëllimi i KSwallet është që përmes shërbimeve që ata ofrojnë, të arrihet adoptimi i monedhave dixhitale në jetën reale si dhe të lehtësohen mikrotransaksionet që bëhen online përmes monedhave dixhitale. Përmes këtyre shërbimeve transaksionet konfirmohen brenda 0.002 sekondave me tarifë 0%, sipas përfaqësuesve të kompanisë. KSwallet ka filluar adoptimin e shërbimeve të tij në shumë shtete dhe po ashtu ka arritur shumë bashkpunime me kompani serioze të huaja.
Lexo: Grante për Start up. Bashkia e Tiranës hap programin për nxitjen e punësimit
Brenda dy javësh KSwallet ka arritur të grumbullojë rreth 6.000 përdorues, mbi 60.000 kërkesa në API, dhe mbi 120.000 transaksione të brendshme. Vlen të theksohet se KSwallet akoma është në fazën BETA, ku po bëhet testimi i të gjitha shërbimeve. Ekipi e KSwallet përbëhet vetëm nga dy persona të cilët janë bashkëthemeluesit, Albian Sadiku dhe Arlind Bajraktari. Albian Sadiku ka detyren e Back End, ndërsa Arlind Bajraktari kryen detyren Front End. Ky i fundit po ashtu merret edhe monitorimin e serverave.
Ata kanë si synim të grumbullojnë 1000 transaksione në vetëm 0.004 sekonda. Ata mendojnë se se ky shërbim do t’ju vijë shumë në ndihmë të gjithë përdoruesve të saj.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto