Kryeministri Rama viziton shkollën më novatore të Vlorës!

Kryeministri Rama viziton shkollën më novatore të Vlorës!


Një shkollë profesionale, ku mësimi zhvillohet me laptop dhe SmartTV, ofron aftësim praktik të nxënësve në bashkëpunim me kompani lider të fushës dhe aspiron të ofrojë në shtator programe mësimore për e-Cars (makinat elektrike).

Jemi në Zvicër? Jo, jemi në shkollën industriale “Pavarësia” në Vlorë, e cila sot priti vizitën e kryeministrit të Shqipërisë, z. Edi Rama, të shoqëruar nga znj. Dajna Sorensen, zv. Ministre e Financave dhe Ekonomisë.

Mesazhi i kësaj vizite: Arsimi profesional, i udhëhequr nga inovacioni dhe kërkesa e tregut = Garanci për punësimin e të rinjve shqiptarë dhe avantazh konkurrues për ekonominë.

Gjatë vizitës, Kryeministri Rama u njoh nga afër me procesin që ka përfshirë shkollën në vitet e fundit, duke e transformuar gradualisht nga një institucion arsimor tipik të një sistemi post-komunist, në një qendër moderne të dijes, e cila i shërben jo vetëm nxënësve, por të gjithë komunitetit. Si e tillë, shkolla qëndron e hapur edhe pas orarit të mësimit, dhe vendos ambientet e saj në dispozicion të nxënësve dhe komunitetin për organizimin e aktiviteteve të ndryshme apo realizimin e projekteve jokurikulare.

Ky transformim karakterizohet nga modifikimi i disa aspekteve të procesit mësimor dhe të menaxhimit të shkollës, si: përfshirja e teknologjisë në orën e mësimit për ta bërë atë më të thjeshtë dhe tërheqëse për nxënësit; vendosja e bashkëpunimit me bizneset për të ofruar praktika profesionale dhe sponsorizime për shkollën; përshtatja e profileve të degëve për t’i shërbyer më mirë nevojave të tregut; etj.

Si katalizator në këtë transformim ka vepruar “Aftësi për Punë” S4J, një projekt i qeverisë zvicerane. Prej 2016, projekti ndihmon shkollën përmes ofrimit të trajnimeve për mësuesit dhe personelin, përmirësimin e infrastrukturës në shkollë dhe vendosjen e bashkëpunimeve afatagjata me bizneset për ofrimin e praktikave profesionale.

Tashmë, 145 nxënës të 5 drejtimeve të SHIP (nga 720 nxënës në total) zhvillojnë praktikën profesionale në 65 biznese. 11 prej këtyre kompanive veprojnë në fushën e programimit (informatikës) dhe ndodhen në Tiranë. Prej muajit mars, ato kanë nisur të ofrojnë praktika profesionale në distancë për 46 nxënës të drejtimit TIK. Gjatë vizitës, kryeministri Rama pa se si vihet në jetë ky model praktike profesionale, përmes përdorimit të platformave virtuale të komunikimit.

Shkolla industriale “Pavarësia” premton se së shpejti do të ofrojë një profil mësimor për makinat elektrike. “Përshtatja e kurrikulave mësimore me nevojat e tregut dhe zhvillimet teknologjike është një proces që ka nisur prej disa muajsh. Po bashkëpunojmë me kompanitë novatore vendase, për të ndërtuar një stacion servisimi për këto makina në ambientet e shkollës”, thotë Gentian Boçi, drejtori i shkollës.

Një nga ndalesat e delegacionit ishte në ‘Njësinë e Zhvillimit’, një strukturë e brendshme e institucioneve të arsimit profesional, e cila ka si funksion planifikimin dhe realizimin e veprimtarive si trajnimi i mësuesve, përshtatja e kurrikulave me nevojat e tregut apo orientimi në karrierë i nxënësve, me qëllim përmirësimin e shërbimeve të shkollës.

Kryeministri vizitoi gjithashtu klasat e reja të shkollës, Infotekën, laboratorët e informatikës, laboratorin e Printerit 3D (sponsorizim nga një kompani zvicerane, SICPA), si dhe kursin e “Webmaster”. Ky kurs afatshkurtër zhvillohet në ambientet e shkollës industriale “Pavarësia” në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Formimit Profesional Publik Vlorë.

Përmes vizitës së tij, kryeministri përforcoi faktin se arsimi profesional është një nga shtyllat kryesore të zhvillimit të vendit, i cili do të sjellë një reduktim të papunësisë në vend.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0