Kryeministri i Etiopisë, Abiy Ahmed është shpallur fituesi i çmimit Nobel për Paqen për vitin 2019-të. Ai është fituesi i 100-të i këtij çmimi me motivin “arritje e paqes dhe bashkëpunim ndërkombëtar”.
Vitin e kaluar, Etiopia arriti marrëveshjen e paqes me Eritrean, duke i dhënë fund konfliktit të hapur prej 20 vitesh. Dy shtetet afrikane kanë tashmë përfaqësitë e tyre diplomatike në vendet respektive.
Çmimi Nobel 2019 në fizikë
Kozmologu Xhejms Piblles dhe planetologët Mishel Major dhe Didier Kueloz janë fituesit e Çmimit Nobel për Fizikën për vitin 2019. Ata u vlerësuar për zbulimet e bëra për rrezatimin kozmologjik të bazës dhe për planetet e para jashtë sistemit diellor. Këto zbulime kanë ndryshuar imazhin tonë për universin. Çmimi është ndarë mes James Peebles për zbulimet teorike në kozmologji fizike dhe mes Michel Mayor dhe Didier Queloz për zbulimin e një planeti në orbitën përreth një ylli të llojit diellor.
Çmimi Nobel në kimi
John B. Goodenough, M. Stanley Whitingham dhe Akira Yoshino fituan Çmimin Nobel 2019 në Kimi “për zhvillimin e baterive litium jon”.
“Bateritë litium jonike kanë revolucionarizuar jetën tonë dhe përdoren për çdo gjë, nga telefonat e lëvizshëm deri tek laptopët dhe automjetet elektrike. Përmes punës së tyre, fituesit e këtij viti kanë vendosur bazat për një Shoqëria pa tela pa karburante fosile”, thekson Akademia Mbretërore e Shkencave Suedeze
Krahas çmimit Nobel, profesorët do të ndajnë në mënyrë të barabartë mes tyre shumën prej 740,000 dollarë, që vjen me çmimin.
Goodenough, 97-vjeçar është laureati më i vjetër që ka fituar ndonjëherë Çmim Nobel në të gjitha kategoritë.
Çmimin Nobel për Mjekësi e fituan dy shkencëtarë amerikanë dhe një shkencëtar britanik. William Kaelin, Sir Peter Ratcliffe dhe Gregg Semenza, për zbulimet e tyre se si qelizat kuptojnë dhe përshtaten me nivelet e oksigjenit.
Çmimi Nobel në Letërsi për vitin 2018 dhe vitin 2019. Për vitin 2018 çmimi u fitua nga autorja polake, Olga Tokarczuk, e cila fitoi në vitin 2018, çmimin Man Booker International për novelën e saj “Fluturime”, një narrativë e cila tregon me pasion kryqëzimet në jetë.
Ndërkohë, çmimi Nobel në Letërsi për këtë vit iu dha autorit austriak Peter Handke, për një “punë influencuese në linguistikë që ka eksploruar mbi eksperiencat njerëzore”.
Komuniteti shqiptar, e përfaqësues zyrtarë kanë reaguar negativisht për çmimin dhënë Hanke, pasi ai cilësohet si adhurues i serbit Slobodan Millosheviç, sa ka mohuar edhe genocidin e ndodhur në Srebenicë.
Lexo: Profesorët William Nordhaus dhe Paul Romer, fituesit e çmimit Nobel në ekonomi
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.