Sportelet e bankave do të jenë të hapura në të njëjtat orare me ato të qarkullimit të njerëzve. Lajmi u bë i ditur përmes një postimi në Facebook nga Kryeministri Rama.
Lexo: Reduktohen oraret e lëvizjes së këmbësorëve. Pensionistët ftohen të telefonojnë për pensionin
Meqënëse nga dita e nesërme qytetarët janë lejuar të lëvizin nga ora 06:00-10:00 dhe 16:00-18:00, sportelet e bankave të hapen po në këtë orar thotë Rama. Në këtë mënyrë, qytetarët nuk i thyejnë rregullat, por edhe bankat kanë një orar të qartë se kur mund të kenë qytetarë në sportele.
“Nuk kemi si ia bëjmë ndryshe, të gjithe duhet të bëjnë sakrificën e tyre të vogël në këtë luftë të madhe për të mbrojtur jetën!” e mbyll kështu postimin e tij kryeministri Rama.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto