Kriza energjitike, BE propozon një mekanizëm të ri: “Korridor dinamik gazi” - Business Magazine Albania

Kriza energjitike, BE propozon një mekanizëm të ri: “Korridor dinamik gazi”

Kërkimi i ethshëm i një zgjidhjeje të ngërcit energjetik, vazhdon në radhët e BE-së, e disa vende të bllokut kanë dalë së fundi me një propozim i cili synon kufizimin e paqëndrueshmërisë në tregun e gazit duke futur një “korridor dinamik të çmimeve” për të parandaluar që çmimet të shkojnë shumë lart ose shumë poshtë.

Dokumenti nga Italia, Polonia, Greqia dhe Belgjika, u paraqit në kohën kur samiti i Pragës, në ditën e dytë të tij, fokusohet ndër të tjera edhe tek kriza e energjisë, teksa kontinenti pritet të përballet me një dimër të vështirë. Rritja e ndjeshme e cmimit të gazit dhe të energjisë elektrike ishte pasojë e kufizimeve të furnizimit me energji ruse për Europën.

Lexo edhe: Gjermania heq taksat e gazit

Moska pretendon se këto kufizime janë një kundërpërgjigje ndaj sanksioneve që Perëndimi i ka vendosur Rusisë për shkak të agresionit të saj të pajustifikuar ndaj Ukrainës.

Në BE ka mosmarrëveshje mes shteteve anëtare mbi mënyrën se si të trajtohet kriza me energjinë. Disa prej tyre insistojnë në vendosjen e një tavani të cmimit të gazit, të tjerë, përfshirë Gjermaninë, paralajmërojnë se kjo mund të jetë e rrezikshme. Kryetarja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen e pohoi disa ditë më parë se BE-ja është e gatshme ta diskutojë çmimin tavan në importet e gazit, për të shmangur rritjen e madhe të çmimeve të energjisë. Çmimi tavan është çmimi maksimal i lejuar ligjërisht në një shtet./ Euractiv

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0