“Kriza energjetike nuk është problemi ynë”, OPEC+ “refuzon” SHBA-të, nuk do të rrisë prodhimin e naftës - Business Magazine Albania

“Kriza energjetike nuk është problemi ynë”, OPEC+ “refuzon” SHBA-të, nuk do të rrisë prodhimin e naftës

Problemi juaj nuk është problemi ynë ishte mesazhi i ashpër i dërguar nga OPEC+ të enjten pas një mbledhje të grupit. Duke iu referuar krizës energjetike e cila po rrit kostot, ministri i Energjisë i Arabisë Saudite, Princi Abdulaziz bin Salman argumentoi se “nafta nuk është problemi”.

Në të vërtetë, kriza energjetike filloi me një krizë të gazit natyror që përfundimisht u transmetua tek qymyri përpara se të kalonte tek ushqimet dhe kriza të tjera të ndryshme ndërsa u përhap në Azi dhe në të gjithë globin.

Princi saudit i ofroi tregut një zgjidhje: fokusimi në furnizimin me gaz natyror për Evropën dhe Azinë, ku filloi problemi. Kjo do të përfshijë infrastrukturën që sjell furnizimet në treg.

Disa do të shikonin çmimet në rritje të naftës së papërpunuar dhe benzinës dhe do të argumentonin se nafta e papërpunuar është gjithashtu në gjendje krize. Por sipas princit Abdulaziz bin Salman, rritjet dyshifrore të çmimeve të naftës bruto nuk janë asgjë në krahasim me rritjen treshifrore të çmimit të gazit natyror dhe qymyrit.

Lexo edhe: Fuçia e naftës mund të arrijë 100$. Kjo do të sjellë uraganin e ri makroekonomik në botë thonë ekspertët  

Sot, grupi OPEC+ injoroi rreptësisht lutjet e Presidentit Biden dhe të Shtëpisë së Bardhë për më shumë prodhim të papërpunuar, kur përmbushi pritjet e shumicës së industrisë, duke iu përmbajtur planit për të shtuar 400,000 fuçi të tjera në ditë të prodhimit të papërpunuar muajin e ardhshëm.

Si hakmarrje, Shtëpia e Bardhë tha se do të përdorte çfarëdo mjeti që kishte në dispozicion për të adresuar tregjet e energjisë dhe sulmoi veçanërisht OPEC+ duke thënë se mosveprimi i grupit nënkuptonte se ai duket “i pavullnetshëm për të përdorur fuqinë e tij për të ndihmuar rimëkëmbjen ekonomike globale. ”

Kjo është bërë mantra e vendeve që konsumojnë më shumë naftë që kanë ndjerë goditjen e këtyre rritjeve dyshifrore të çmimeve, duke përfshirë Japoninë dhe Indinë.

Por OPEC po këshillon ende kujdes që prodhimi të mos kalojë shumë përpara kërkesës. “Ne nuk jemi ende jashtë pyllit”, tha ministri saudit i Energjisë për Bloomberg ajvën e kaluar.

Shtetet e Bashkuara, Japonia dhe India nuk do të ishin dakord.

OilPrice 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0