‘Kriza ekzistenciale e Evropës’, Lagarde kërkon reforma urgjente në BE - Business Magazine Albania

‘Kriza ekzistenciale e Evropës’, Lagarde kërkon reforma urgjente në BE

Presidentja e Bankës Qendrore Europiane, Christine Lagarde, ka lëshuar një paralajmërim të fortë për konkurrueshmërinë e Bashkimit Europian, duke i bërë thirrje Komisionit Europian të heqë sa më shpejt barrierat e brendshme tregtare sepse sipas saj, ato po ngufasin inovacionin, produktivitetin dhe investimet në bllokun europian.

Në një intervistë për Financial Times, Lagarde deklaroi se ekonomia e eurozonës ka treguar reziliencë përballë goditjeve gjeopolitike dhe ekonomike; megjithatë, theksoi se nevojiten reforma shumë më të thella strukturore, pasi politika monetare nuk mjafton për të çliruar potencialin e plotë të kontinentit.

“Ne jemi pranë potencialit tonë; por ende ka shumë për të bërë për të rritur produktivitetin në eurozonë”, u shpreh Lagarde.

Ajo i cilësoi barrierat e brendshme tregtare si “tarifa të vetëshkaktuara”, të cilat kufizojnë qarkullimin e mallrave dhe shërbimeve mes vendeve anëtare; një realitet që bie ndesh me konceptin e tregut të vetëm europian.

Sipas vlerësimeve të ECB-së, këto pengesa përkthehen në një tarifë efektive prej 110 për qind mbi shërbimet dhe 60 për qind mbi mallrat e tregtuara brenda BE-së; shifra që Lagarde i quajti “tronditëse”.

Po kufizojmë qarkullimin e mallrave dhe shërbimeve mes shteteve që supozohet të funksionojnë si një treg unik; dhe këtë duhet ta rregullojmë menjëherë.”

Lexo edhe: Tirana Economic Forum: Investimet, eksportet dhe energjia e gjelbër në qendër të zhvillimit ekonomik

Lagarde paralajmëroi se ky fragmentim, i nxitur shpesh nga rregulla kombëtare që shkojnë përtej kërkesave të BE-së, po dëmton aftësinë e kontinentit për të konkurruar globalisht.
“Njerëzit kërkojnë të shtojnë gjithnjë e më shumë; të ‘stolisin’ gjithçka përtej asaj që kërkohet”, nënvizoi ajo.

Një “moment europian” përballë një krize ekzistenciale

Lagarde theksoi se Evropa ndodhet brenda një “krize ekzistenciale”, por njëkohësisht përballet me një mundësi historike.

“Besoj se jemi ende në mes të kësaj krize, por mendoj gjithashtu se ka një moment të euros dhe ndoshta një moment të Evropës”, tha ajo.
Nëse jemi të mençur dhe të shpejtë për t’i adresuar këto çështje, mund ta kthejmë këtë moment në zgjidhje.

Në qendër të këtij transformimi qëndron Bashkimi i Tregjeve të Kapitalit; një projekt i nisur prej vitesh dhe ende i papërfunduar; por i domosdoshëm për t’u dhënë inovatorëve europianë akses në financim brenda kontinentit dhe jo vetëm në SHBA.

Gjithçka nis me financimin; ne kemi talent dhe inovatorë, por atyre u duhet kapital i mjaftueshëm”, theksoi Lagarde, duke kritikuar faktin që kursimet europiane vijojnë të largohen drejt tregjeve amerikane.

Lagarde u shpreh e hapur ndaj idesë së emetimit të përbashkët të bonove europiane; sidomos për mbrojtjen, duke e krahasuar me mekanizmin e përdorur gjatë pandemisë së COVID-19.

“E bëmë për COVID sepse ishte çështje mbijetese, mbrojtja është po aq emergjente”, tha ajo. Ndërkohë, propozimi i presidentit francez Emmanuel Macron për të zgjeruar mandatin e ECB-së për të përfshirë rritjen ekonomike, u prit me rezervë nga Lagarde, e cila theksoi se politika monetare nuk mund të zgjidhë barrierat strukturore.

A do të ndryshonin këto barriera me norma të ulëta apo lehtësim sasior, jo”, u shpreh ajo.

Rezistencë nga shtetet anëtare

Lagarde pranoi se, pavarësisht momentit të favorshëm për reforma, disa shtete anëtare mbeten kundër një integrimi më të thellë.

Do të ketë rezistencë nga shumë drejtime; nga njerëz që thonë: ‘ne jemi mirë aty ku jemi, mos na prekni’”, deklaroi ajo.

Mesazhi i Lagarde për Brukselin ishte i qartë: Koha për të vepruar është tani.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0