Kriptomonedhat ETF: Inovacion dhe sfidë në 2025 - Business Magazine Albania

Kriptomonedhat ETF: Inovacion dhe sfidë në 2025

Kriptomonedhat ETF: Inovacion dhe sfidë në 2025

ETF-të e kriptomonedhave mund të hyjnë në një vit inovacioni. Ato mund të sjellin fonde dhe qasje të reja, por nuk pritet që kërkesa të arrijë nivelet e vitit të parë.

ETF-të (Exchange-Traded Funds) e bitcoin u lançuan një vit më parë. Ato u vlerësuan si një nga lançimet më të suksesshme të ETF-ve në histori. Ato tërhoqën 36 miliardë dollarë në asete neto të reja, kryesisht nga iShares Bitcoin Trust i BlackRock. ETF-të u bënë një katalizator që nxiti pranimin institucional. Ata ndihmuan gjithashtu që vlera totale e tregut të kriptomonedhave të dyfishohej në vitin 2024.

Megjithatë, ETF-të e ardhshme të kriptomonedhave mund të shohin një kërkesë më të dobët. Aplikimet për fonde të reja që do të ndjekin Solana, XRP, Hedera (HBAR) dhe litecoin janë dorëzuar. Edhe nëse miratohen, ato mund të tërheqin vetëm një pjesë të vogël të aseteve që u tërhoqën në ETF-të e bitcoin. Ka pasur gjithashtu një aplikim për një fond hibrid bitcoin.

“Ne nuk e shohim një valë të ardhshme të produkteve të kriptomonedhave (të tregtuara në bursë) si  kuptimplotë për ekosistemin e kriptomonedhave, shkruajti analisti i JPMorgan. Ai theksoi se kapitalizimi i tregut të monedhave të tjera është shumë më i vogël dhe interesi i investitorëve është shumë më i ulët.”

JPMorgan parashikon që ETF-të që lidhen me tokens do të tërheqin midis 3 dhe 6 miliardë dollarë asete neto. Një fond që ndjek XRP, do të tërhiqte një vlerë të parashikuar prej 4 deri në 8 miliardë dollarë në asete neto të reja.

Worthington shtoi se ambienti rregullator do të luajë një rol të rëndësishëm. Veçanërisht, premtimi i një Kongresi dhe Shtëpie të Bardhë pro-kripto në 2025 mund të nxisë rritjen. Ai tha se kjo mund të ndikojë në mundësitë për inovacion në ETF-të e kriptomonedhave.

Tyron Ross, themelues dhe president i këshilltarit të 401 Financial, pret që kërkesa për ETF-të e bitcoin këtë vit të mos arrijë në nivelet e vitit 2024. Megjithatë, ai mendon se kërkesa do të mbetet “e shëndetshme”. Kjo kryesisht për shkak të edukatës së investitorëve dhe rritjes së besimit në klasën e aseteve digjitale 16-vjeçare.

Lexo edhe: Sa mund t’i kushtojë Elon Musk blerja e TikTok?

Adoptimi mund të përshpejtohet nëse ETF-të e bitcoin shtohen në portofolion e modeleve të Wall Street-it. Derisa kripto të jetë aty, nuk do të shihni rritjen e vitit të kaluar,” i tha Ross CNBC-së.

“Shumica e këshilluesve blejnë modelet e tyre dhe ato modele nuk kanë bitcoin apo ekspozim ndaj kriptos, shtoi ai. Kur të adresohen ato, do të filloni të shihni atë rritje parabolike siç e patë vitin e kaluar. Mund ta ndjeni që disa re rregullatore po largohen dhe ka qiell të pastër përpara. Por duhet të ketë pritshmëri të maturuara për ETF-të gjatë vitit të ardhshëm.”

CNBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0