Krijoni dokumentarin tuaj, bëhuni pjesë e trajnimit të Balkan’s Gate

Krijoni dokumentarin tuaj, bëhuni pjesë e trajnimit të Balkan’s Gate

Balkan's Gate

Balkan’s Gate në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane dhe Prezencën e OSBE-së në Shqipëri hapin thirrjen për aplikime për trajnimin në kuadër të Visual Storytelling Lab 2020.

AFATI I APLIKIMIT: 25 KORRIK 2020.

VISUAL STORYTELLING LAB është një program trajnimi për studentët dhe të diplomuarit në gazetari dhe shkenca sociale nga Shqipëria , të cilët janë të interesuar për zhvillimin e mëtejshëm të aftësive dhe kapaciteteve të tyre për t’u përfshirë në punë kërkimore në fushën e gazetarisë dhe realizimin e prodhimeve audio-vizuale në nivel kompetent e profesional, për të qenë në lartësinë e sfidave që paraqet një mjedis mediatik në ndryshim të përhershëm.

Laboratori Visual Storytelling synon t’u përçojë studentëve të interesuar njohuri teorike e praktike të gjuhës pamore, si dhe të prodhojë një dokumentar, që synon në fuqizimin e zërit të të rinjve dhe kapaciteteve të tyre demokratike. Ky dokumentar do t’i shfaqet publikut në përfundim të projektit.

Ky trajnim drejtohet nga regjisori i mirënjohur amerikan Nathaniel Hansen. Trajnimi zhvillohet gjatë 10 ditëve të Rezidencës filmike Balkan’s Gate, në datat 1-10 Tetor 2020 në Fier.

Kush mund të aplikojë?

• Thirrja është e hapur për studentët dhe të diplomuarit në gazetari dhe shkenca sociale nga Shqipëria, si dhe për të gjithë të rinjtë e interesuar nga Shqipëria të përfshirë në aktivitete të ngjashme më parë.
• Pjesëmarrësit që kanë ndjekur me sukses të gjithë komponentët e trajnimit do të pajisen me një certifikatë trajnimi të lëshuar nga Ambasada Amerikane, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dhe Balkan’s Gate.

Kushtet e aplikimit:

1. Pranohen aplikantët shtetas shqiptarë me rezidencë në Shqipëri nga mosha 18 deri në moshën 35 vjeç.
2. Aplikantët duhet të kenë një interes të veçantë dhe një ndjeshmëri të lartë ndaj problemeve sociale, barazisë gjinore dhe sfidave të rinisë në Shqipëri dhe rajon.
3. Aplikantët e suksesshëm pritet të shfaqin një qëndrim bashkëpunues në grup dhe të sfidojnë stereotipet me bazë gjinore, etnike, rajonale, sociale, dhe politike.
4. Aplikantët duhet jenë të disponueshëm gjatë gjithë kohëzgjatjes së projektit.
5. Aplikantët duhet të jenë të aftë në anglisht (nga mirë në nivelin shumë të mirë)

Si mund të aplikohet?

Të gjithë të interesuarit mund të dërgojnë dokumentet e mëposhtme në gjuhën shqip dhe anglisht në adresën: visualstorytellinglab@gmail.com brenda datës 25 Korrik 2020:

1- Jetëshkrimin e tyre (CV) të përditësuar e cila duhet të përmbajë informacione për qytetin e tyre të vendbanimit, trajnimet dhe përvojat e mëparshme, emailin dhe numrin e telefonit celular.
2- Koncept ide të shkurtër për projektin e tyre filmik dhe problematikën që duan të trajtojnë.
3- Punë të mëparshme në fushën e gazetarisë/angazhimit nëpërmjet materialeve audio-vizuale në media apo rrjetet sociale (në rast se kanë)
4- Një letër e shkurtër motivuese (800 karaktere) e cila shpjegon mes të tjerash çfarë i motivon ata të jenë pjesë e programit, mendimet e tyre për situatën e rinisë në Shqipëri dhe se si do të donin të përfitonin nga ky program për ta shprehur atë.

Shpallja e fituesve
Lista përfundimtare e aplikantëve të përzgjedhur do të shpallet më 30 Korrik 2020.

Ky edicion i Balkan’s Gate mbështetet nga Ambasada e SHBA në Shqipëri dhe nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

✨ Thënia e ditës
“Mos pranoni thërrimet. Kemi lindur gra dhe jo milingona.”
— Marilyn Monroe
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0