Krijohet edhe Bordi për Monitorimin e Çmimeve të Shportës - Business Magazine Albania

Krijohet edhe Bordi për Monitorimin e Çmimeve të Shportës

Bordi për Monitorimin

Një tjetër bord për monitorimin e çmimeve është ngritur së fundi nga Qeveria Shqiptare. Kësaj radhe flitet për çmimet e shportës. Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me tregtarët në segmentin e furnizimit ushqimor. Ai bëri të ditur masat që po ndërmerren përmes Paketës së Rezistencës Sociale.

Rama tha se, Bordi për çmimin e shportës, do të bëhet nga përfaqësues të qeverisë dhe të bizneseve furnizuese. Çmimet e ushqimeve do të vendosen aty dhe askush nuk do të tolerohet që të abuzojë me to. Sipas tij, “Nëse kjo ndodh, do të konfiskohet prodhimi i tyre. Kjo do të ndodhë me ligj përmes një akti normativ. Kush do të luajë me çmimet jashtë asaj që vendoset do të humbasë mallin. Sigurisht që do të keni dhe ju fitimin tuaj, por jo si e keni pasur, pasi nuk ka sens në një kohë krize”.

Ai i ftoi sipërmarrësit të vihen në funksion të krizës me aktivitetet e tyre, duke lënë mënjanë fitimet për një kohë. Duke theksuar vështirësitë për gjetje të tregjeve, ai tha se, “tani është momenti për të harruar fitimin. Tani është momenti për të vendosur kapacitetet tuaja në funksion të përballimit të kësaj sfide shumë të madhe, që nuk e kemi zgjedhur ne. Janë disa produkte bazë të shportës, si vaji, që kanë kërcyer në çmim, jo pa arsye. Por, ne besojmë se ka hapësirë për të manovruar me një ulje të çmimit për to. Ka vend për të ndërhyrë dhe jo pak në këtë moment. Unë besoj që kanë të drejtë ekspertët tanë, të cilët mendojnë se ky moment i parë alarmi që u krijua ishte i paevitueshëm, tani nuk mund të vazhdohet sikur asgjë s’ka ndodhur”.

Lexo: Exploring Tech nga Qendra Kallz

Ky bord ngrihet pas atij të tregut të karburanteve, I cili është strukturar njësoj: pra përfaqësues të qeverisë dhe përfaqësues të sipërmarrjeve tregtare. Me ngritjen e bordit çmimi ra gradualisht nga 270 në rreth 200 lekë këto ditë. Edhe bursat ndërkombëtare nafta shënoi rënie kohët e fundit, aq sa ekspertët e ekonomisë në vend, vlerësojnë se çmimi duket të jetë nën 200 lekë/litër.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

✨ Thënia e ditës
“Mëso nga e djeshmja, jeto të sotmen, shpreso për të nesërmen. E rëndësishme është të mos ndalesh së pyeturi.”
— Albert Einstein
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0