Shkencëtarët nga Universiteti i Teknologjisë Nanyang (NTU) thonë se struktura jo e brishtë e ConFlexPave siguron qëndrueshmëri më të gjatë dhe gjithashtu ul shpenzimet e mirëmbajtjes. Profesor Chu Jian, nga I3C tha se: “Ne kemi zhvilluar një lloj të ri betoni që mund të zvogëlojë në masë të madhe trashësinë dhe peshën e pllakave të trotuarit, duke bërë të mundur instalimin më të shpejtë të tyre, ku pllakat e reja përgatiten lehtë dhe ky material është ideal për shtëpitë e parafabrikuara.” Kjo shpikje jo vetëm redukton punën intensive, por edhe zvogëlon kohën e ndërtimit.
Betoni tradicional përbëhet nga përzierja e çimentos, zhavorrit, ujit dhe rërës. Edhe pse ky kombinim siguron qëndrueshmërinë e strukturës, dihet se betoni nën presion të madh mund të plasaritet. Në krahasim me përzierjen e zakonshme të çimentos, të cilat i japin strukturës forcë dhe fleksibilitet, ConFlexPave është inxhinieruar posaçërisht të ketë disa lloje të materialeve të forta të përziera me mikrofibra polimere. Betoni fleksibël duke qenë më i lehtë në krahasim me atë tradicional do e bëjë më të lehtë transportin e materialeve të ndërtimit.
burimi: phys.org
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto
