Krifca në Kalabri: Vendi ku mund të kemi brandin e parë italo-shqiptar - Business Magazine Albania

Krifca në Kalabri: Vendi ku mund të kemi brandin e parë italo-shqiptar

Krifca

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca po zhvillon një vizitë zyrtare në Itali, në rajonin e Kalabrisë, në zonën arbëreshe.

Ministrja mori pjesë në tryezën e rrumbullakët me temë “Rikthim në bujqësi, inovacion dhe south working, revolucioni digjital dhe zhvillimi kompetitiv i Mesdheut identitar dhe të dallueshëm”.

Në fjalën e saj, Krifca vlerësoi partneritetin tregtar me shtetin italian, në kuadër të së cilit eksportet e vajit të ullirit në pesë muajt e parë të këtij vitit shënuan rritje të ndjeshme.

“Në Itali, në pesë muajt e fundit kemi eksportuar pesë herë më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Krahas vajit të ullirit eksportojmë verë, domate, perime, peshk, fruta, ujë mineral etj. Para disa vitesh ne eksportonim vetëm pak më shumë se 100 milionë euro mallra bujqësore. Vitin e kaluar kemi eksportuar 500 milionë euro dhe jemi në rrugën e duhur për të thyer barrierën e eksporteve bujqësore prej 1 miliard eurosh në disa vite të tjera”, theksoi Krifca.

Ministrja Krifca u ndal dhe në krijimin e një brandi të përbashkët italo-shqiptar në fushën e verës, vajit të ullirit apo produkteve të tjera ushqimore. Sipas ministres Krifca, zonat me komunitet arbereshe janë zonat e duhura nga do të nisin këto investime të përbashkëta.

Lexo: Niveli i detit është rritur me 9 centimetra gjatë 30 viteve! NASA publikon videon alarmuese

Ministrja Krifca u ndal dhe te siguria ushqimore.

“Ajo që duam është ekselenca dhe njohuritë që e kanë bërë Italinë një lider botëror në industrinë ushqimore, të implemtohen edhe në Shqipëri”.

Në këtë drejtim, ministrja infomoi se, falë financimit prej 22 milionë eurosh nga Italia do të nisë shpejt zbatimi i një projekti që do të riparojë totalisht laboratorët e sigurisë ushqimore. “Për më tepër, projektet do të lejojnë ndërtimin e disa laboratorëve modernë në pikat e kontrollit kufitar, duke lejuar përputhjen totale me standardet e sigurisë të BE-së”, shtoi ajo.

I pranishëm në takim, kryetari i bashkisë Berat, Ervin Demo, deklaroi se në festivalin e ardhshëm të verës në Berat, në muajin tetor do të organizohen për herë të parë ditët arbereshe. Në këtë organizim të gjithë pjesëmarrësit do të mund të njihen me prodhimet arbëreshe të zonës së Calabrise dhe Basilicates.

Ministrja Krifca së bashku me kryetarin e bashkisë së Beratit, Demo u pritën në një takim të veçantë nga Ipeshkvi i Rossano Cariati, Mons. Maurizio Aloise si dhe përfaqësues të lartë të autoriteteve të Bashkisë Corigliano Rossano dhe Altamores, e të komunitetit të biznesit arbëresh.

ata

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0