Kreditë e fermerëve, qeveria dhe BERZH-i paguajnë 50% të humbjes

Kreditë e fermerëve, qeveria dhe BERZH-i paguajnë 50% të humbjes


Marrëveshja

Fondi 110 milionë euro do të përdoret si garanci për bankat. Afati i kredive, pesë vjet

Financimi – Shuma e vënë nga qeveria është 36 milionë euro, nga të cilat 10 milionë do të jepen menjëherë pas miratimit të marrëveshjes

Zbardhet marrëveshja e Ministrisë së Bujqësisë dhe Ministrisë së Financave me BERZH-in (Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim) për kreditimin e fermerëve. Nëse kredia bujqësore nuk kthehet, qeveria dhe BERZH-i do të mbulojnë 50% të shumës që fermerët kanë marrë nga bankat. Marrëveshja, përmes së cilës do të vendosen vetëm në fazën e parë, rreth 110 milionë euro si garanci, është dorëzuar në Parlament për miratim. Në bazë të marrëveshjes, do të mundësohen në të ardhmen fonde shtesë, sipas ecurisë së zbatimit, përmes: 1) linjave të kreditimit për agrobiznesin; 2) lehtësimit të agrobiznesit për ndarjen e riskut; 3) asistencës teknike për sektorin e agrobiznesit. Shuma e vënë në dispozicion nga qeveria është 36 milionë euro, nga të cilat 10 milionë euro do të jepen menjëherë pas miratimit të marrëveshjes, 12 milionë euro deri në 31 janar 2017 dhe 14 milionë euro të tjera deri në 31 janar 2018. BERZH-i do të vendosë 100 milionë euro në fazën e parë të financimit. Linjat e kredisë do të jenë pesëvjeçare dhe do të jepen për subjekte të agrobiznesit që bëjnë investime afatmesme dhe afatgjata. Ky komponent do të nxisë bankat që të aktivizojnë flukset e parave drejt bujqësisë, sepse situata e tyre aktualisht është likuide. Ndërkaq, lehtësimi i agrobiznesit për ndarjen e riskut do të bëhet nga programi i BERZH-it që mbulon 50 për qind të kredisë në rast humbjeje, si dhe çdo rikuperim tjetër në bazë të rrezikut. Çdo lehtësim për ndarje risku do të jetë fond i hapur dhe do të pasqyrojë riskedulimin e kredive. Portofoli do të jetë i hapur për tre vjet dhe më pas do të mbyllet, ndërsa BERZH-i do të vazhdojë të shlyejë pjesën e tij derisa borxhi në bankë të fshihet. Ndërkaq, BERZH-i parashikon që fondi për agrobiznesin të rritet 200% brenda pesë vjetëve. Zbatimi i lehtësimit, sipas kontratave që do të lidhen me institucionet financiare dhe bankat, do të zgjasë nëntë deri në dhjetë vjet. Drejtimi i programit të kreditimit do të kryhet nga një komitet i përbërë prej përfaqësues të ministrive dhe të BERZH-it. Vendimi për dhënien e kredive do të jetë i bankave private, por pasi kredia të jetë miratuar duhet që të marrë edhe pëlqimin e BERZH-it për të përfituar nga mbulimi i riskut me 50%. Qeveria parashikon që përmes kësaj skeme, e cila do të zgjasë gati 10 vjet, të gjenerojë të paktën 300 milionë euro kredi për fermerët, çka do të pesëfishonte financimet për sektorin e bujqësisë, duke rritur prodhimin vendas dhe të ardhurat familjare të fermerëve.

/Gazeta Shqip/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0