Kreatina: Suplementi që ndihmon dhe trurin! - Business Magazine Albania

Kreatina: Suplementi që ndihmon dhe trurin!

Kreatina: Suplementi që ndihmon dhe trurin!

Kreatina njihet gjerësisht si suplementi i preferuar i atyre që kërkojnë të shtojnë masën muskulore dhe të përmirësojnë performancën në palestër. Por sot, ajo po fiton vëmendje për një arsye tjetër: ndikimin e saj pozitiv në funksionet e trurit dhe shëndetin mendor.

Çfarë është kreatina dhe për çfarë shërben?

Kreatina është një substancë që prodhohet natyralisht në trupin tonë  në mëlçi, veshka dhe pankreas  dhe më pas ruhet në muskuj dhe në tru. Edhe pse e prodhojmë vetë, zakonisht kjo sasi nuk mjafton, ndaj e marrim edhe përmes ushqimeve, kryesisht mishit dhe peshkut. Roli kryesor i saj është të ndihmojë qelizat të kenë energjinë e nevojshme, veçanërisht gjatë periudhave të ngarkesës fizike ose mendore.

Kreatina dhe fuqia mendore

Studimet e viteve të fundit kanë filluar të tregojnë se kreatina mund të përmirësojë kujtesën, përqendrimin dhe reagimin e shpejtë, sidomos në situata të lodhjes ekstreme apo mungesës së gjumit. Një nga studimet më interesante u krye në Gjermani, ku pjesëmarrësve u dha një dozë e vetme e kreatinës pas një nate pa gjumë. Rezultatet treguan përmirësim të ndjeshëm në përpunimin e informacionit krahasuar me ata që morën placebo. Megjithatë, duhet pasur kujdes – doza e përdorur në këtë studim ishte shumë më e lartë se sa ajo që rekomandohet zakonisht dhe mund të shkaktojë shqetësime, sidomos tek personat me probleme me veshkat.

Mund të ndihmojë edhe shëndetin mendor

Kreatina po studiohet gjithashtu për rolin e saj në trajtimin e depresionit. Në një studim, pacientët që përdorën kreatinë paralelisht me terapinë psikologjike, panë përmirësime më të mëdha në gjendjen e tyre shpirtërore krahasuar me ata që nuk e përdorën. Kjo mund të shpjegohet nga fakti që kreatina ndihmon në prodhimin e energjisë në tru dhe ndikon në nivelin e neurotransmetuesve, të cilët janë thelbësorë për humorin.

Lexo edhe:Bumi i AI shton 150 miliardë euro tek 4 gjigandët evropianë

Përfitime të tjera që po zbulohen

Kreatina po lidhet gjithashtu me lehtësimin e disa simptomave të Covid-it të gjatë, si mjegulla mendore dhe vështirësitë në përqendrim. Në një studim të kryer në Serbi, pacientët që morën kreatinë për disa muaj panë përmirësime të konsiderueshme. Ka edhe të dhëna që tregojnë se nivelet më të larta të kreatinës në dietë mund të lidhen me një rrezik më të ulët për disa forma kanceri, si dhe përmirësime në simptomat gjatë menopauzës.

Roli i kreatinës gjatë gjithë jetës

Sipas studiuesve, kreatina është e rëndësishme në çdo fazë të jetës – që nga konceptimi dhe zhvillimi i fetusit, e deri tek të rriturit dhe të moshuarit. Ajo ndikon në lëvizshmërinë e spermës, zhvillimin e placentës dhe të fëmijës, si dhe në përbërjen ushqyese të qumështit të gjirit.

A duhet ta marrim si suplement?

Kreatina është e sigurt për shumicën e njerëzve kur përdoret në dozat e rekomanduara. Megjithatë, nuk është e domosdoshme për të gjithë. Mund të jetë e dobishme në periudha lodhjeje intensive mendore apo fizike, por gjithmonë është mirë të konsultoheni me mjekun përpara përdorimit të saj, sidomos nëse keni probleme shëndetësore.

Kreatina nuk është më vetëm për sportistët. Ajo po shihet gjithnjë e më shumë si një substancë me potencial të gjerë për përmirësimin e shëndetit mendor, funksioneve të trurit dhe cilësisë së jetës në përgjithësi. Me kërkime të mëtejshme, ajo mund të bëhet pjesë e rëndësishme e strategjive për mirëqenie – jo vetëm në palestër, por edhe në jetë të përditshme.

bbc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0