Rrjetet sociale vazhdojnë të mbesin një formë e përshtatshme për të lehtësuar ndërveprimin e bizneseve me audiencën, por jo gjithmonë komunikimi zhvillohet në kohë reale.
KosovaJob, e cila së fundi hyri në mesin e webfaqeve me performancën më të mirë në Kosovë e Shqipëri, sipas alexa.com (që është një ndër burimet më të mira në botë për të vlerësuar përmirësimin e performancës së një webfaqe-je), tashmë po sjellë edhe një shërbim tjetër për vizitorët e saj: bisedën e drejtpërdrejtë. Vizitorët e KosovaJob, nuk do të presin me orë për të marrë përgjigje, por biseda e drejpërdrejtë do të mundësojë shërbim akoma më cilësor.
Të gjithë ata që kanë pyetje apo paqartësi lidhur me publikimet e KosovaJob apo shërbimin në përgjithësi, tanimë do ta kenë shumë të thjeshtë t’i sqarojnë ato, e këtë në kohë reale.
Çfarë nënkupton një live chat (bisedë e drejtpërdrejt)?
Live chat është një shërbim online i komunikimit në një webfaqe të caktuar, i cili përdoret për të lehtësuar komunikimin direkt të vizitorëve me personat e një kompanie apo biznesi. Personi i përshtatshëm nga një kompani e caktuar, ofron zgjidhje në pyetjet e secilit individ lidhur me shërbimet e kompanisë.
Çfarë do të mundësojë live chat-i i KosovaJob?
Në këtë rubrikë, të gjithë vizitorët, të cilët kanë pyetje rreth konkurseve të punës apo kanë paqartësi lidhur me ndonjë shërbim të kompanisë KosovaJob, do të kenë mundësinë të komunikojnë me ekipin e kompanisë drejtpërdrejt dhe do të ofrohen zgjidhjet e duhura. Vizitorët mund të komunikojnë me ekipin nga ora 9:00 deri në orën 12:00, duke vazhduar më pas nga ora 13:00 deri në orën 17:00, kur ky shërbim mbyllet deri te nesërmen. Bisedë të drejtpërdrejtë me stafin e KosovaJob, vizitorët do të mund të zhvillojnë nga e hëna deri të premten, duke nisur nga data 15.04.2019.
Kohëve të fundit, KosovaJob ka shënuar suksese në sjelljen e dy shërbimeve të reja në Kosovë, si plaftorma CV Krijuesi që mundëson krijimin e një CV-je profesionale dhe “SIMBA”, që lehtëson procesin e rekrutimit për të gjitha bizneset, të cilat hapin konkurse pune.
Certifikimi me standardin për cilësi ISO 9001:2015 nga organizata e mirënjohur botërore Buroeo Veritas me filiale në Paris, ka rritur profesionalizmin dhe kredibilitetin e kompanisë, duke e bërë KosovaJob kompaninë e parë të ndërmjetësimit në punësim në Kosovë, të certifikuar me këtë standard.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.