Kosova vendos tavan fitimi për shitjen e naftës - Business Magazine Albania

Kosova vendos tavan fitimi për shitjen e naftës

Nëpër pikat e shitjes me pakicë në Kosovë, nafta po shitet për një euro e tetëdhjetëedy centë, çmim ky më i larti që nga marsi.

Luhatja e çmimit e ka shtyrë Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë e Tregtisë të marrë masa të reja. Në emër të mbrojtjes së konsumatorëve kjo ministri ka propozuar kufizimin e fitimit në 3 centë për shitësit me shumicë të naftës dhe për shitësit me pakicë dhjetë centë fitim.

Këtë propozim të Ministrisë së Tregtisë e kanë kundërshtuar Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës. Ata po kërkojnë uljen e akcizës dhe TVSH-së, ose edhe caktimin e marzhave të fitimit te shitësit me shumicë 3% dhe ata me pakicë 12%. Në të kundërtën, thonë që do të mbyllen të gjitha pikave të derivateve më Kosovë.

Megjithatë, kjo do të bëhet në rast se Qeveria nuk i përgjigjet një letre që i dorëzuan të enjten. Në mars të këtij viti Ministria e Tregtisë caktoi marzhën e fitimit për tregtarët e naftës. Për shitësit me pakicë fitimi do të ishte 6% dhe për shitësit me shumicë 4%. Me këtë vendim, u detyruan të gjithë tregtarët e naftës që 5% të produktit ta mbajnë rezervë për shkak të krizës.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0