Kosova miraton pagën e re minimale. Përafërsisht i njëjti nivel me Shqipërinë - Business Magazine Albania

Kosova miraton pagën e re minimale. Përafërsisht i njëjti nivel me Shqipërinë

Qeveria e ka miratuar projektligjin që i hap rrugë pagës minimale në vlerë prej 264 euro bruto apo 250 euro neto.Veç kësaj, qeveria e ka miratuar edhe heqjen e tatimit për pagat 250 euro.

Ministri i Financave Hekuran Murati, tha në mbledhje se miratimi i këtij projektligji në Qeveri e Kuvend i hap rrugë sjelljes në Qeveri të vendimit për rritjen e pagës minimale në vlerë prej 264 euro bruto, apo 1.5 euro në orë.

“ Projektligji në fjalë ka për qëllim të ndryshojë dhe plotësojë ligjet, të cilat edhe ndërlidhin shumën e benifiteve apo kompensimeve me pagën minimale si dhe të ndryshojë shkallët tatimore në të ardhura personale dhe të ndryshojë procedurën të vendosjes së pagës minimale. Paga minimale, e konsiderojmë si ministri, është instrument i tregut të punës prandaj edhe duhet ti shërbejë këtij funksioni, andaj me miratimin e këtij projektligji paga minimale do të shërbejë vetëm për  të rritur pagën e punëtoreve me pagë të ulët deri në një nivel të përshtatshëm.

Kosova ka paralajmëruar edhe një paketë prej 100 milionë eurosh ku synon që studentët, pensionistët, punëtorët e sektorit privat dhe publik, si dhe shtresat në nevojë të përfitojnë nga 100 euro ndihmë për përballimin e çmimeve.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0