Në të njëjtin vend, në qendër të qytetit të Koln, qëndruan edhe kompanitë më të mëdha në botë të fushës së teknologjisë, si: Google, PayPal, Microsoft, Facebook, Salesforce, Snapchat, YouTube, IBM, Slack, Amazon, bashkë me mbi 45,000 vizitorë nga mbarë bota. Në këtë edicion të 11-të konferencës DMEXCO pjesëmarrëse ishte edhe Kosova, e cila u përfaqësua nga 7 kompani anëtare të Shoqatës për Teknologji të Informacionit dhe Komunikimit (STIKK) dhe 10 startup-e nga Innovation Centre Kosovo (ICK).
Kompanitë që morën pjesë janë: AdaptivIT, ArtHouse, Coda.tech, Frakton, Hallakate, LinkPlus, Kutia, NerdyCreative, SyncLab, Kosip Media, Te Pazari, Shef No More, Kujdesi, Marketi, Urpays dhe Honest Holding.
Përgjatë dy diteve të DMEXCO, vizitorët ndoqën fjalime/diskutime nga disa prej folësve më të famshëm të fushës, si: Dave King (ASANA), Cal Henderson (Slack), Mark Darcy (Facebook), Matt Brittin & Emily Henderson (Google) e shumë të tjerë.
Përfaqësuesi i kompanisë SyncLab Idris Hasanaj, dha një prononcim për Businessmag:
“Eksperienca ime në DMEXCO ishte unike. Ishte hera e parë që vizitova një konferencë aq masive. Së bashku me grupin pjesëmarrës nga Kosova, kemi përjetuar diçka të veçantë duke filluar nga momentet qesharake deri te krijimi i kontakteve me kompanitë e mëdha. Shumë të veçanta ishin edhe bisedat me punonjësit shqiptar nëpër kompani të ndryshme, si për shembull, biseda me Denis Dautaj, (Solution Specialist në Google), i cili na tregoi për punën e tij interesante. Mendoj që me pjesëmarrjen tonë në këtë konferencë i kemi bërë një reklamë të mirë Kosovës!”
Për më shumë informacion rreth konferencës, vizitoni dmexco.com.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto