Vendosja e taksës prej 5 centë për qeset plastike në tetor 2023 ka dhënë rezultate të dukshme në luftën kundër ndotjes mjedisore në Kosovë. Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga ”Instituti Atlas”, importi i qeseve plastike ka rënë drastikisht, duke u ulur nga 1 milion kilogramë në vitin 2021 në vetëm 250 mijë kilogramë në vitin 2024. Kjo ka sjellë një kursim të konsiderueshëm prej rreth 1 milion eurosh në vit. Kjo dëshmon se politikat fiskale mund të ndikojnë realisht në uljen e ndotjes mjedisore.

Megjithatë, Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit nuk ka publikuar ende të dhënat për prodhimin vendor, siç kërkohet me ligj, deri me 31 mars të çdo viti. Në një kohë që kërkesa për reduktimin e ndotjes është më e lartë se kurrë, ekspertët kërkojnë që përdorimi i qeseve plastike njëpërdorimshme të ndalohet përfundimisht.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.