Kosova kërkon heqjen e taksës së autostradës për Turistët. Ministri Klosi: të punojmë për promovim të përbashkët - Business Magazine Albania

Kosova kërkon heqjen e taksës së autostradës për Turistët. Ministri Klosi: të punojmë për promovim të përbashkët

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu kanë zhvilluar një takim me ministrin e Turizmit të Shqipërisë, Blendi Klosi.

Bislimi tha se kanë shtruar kërkesën që të gjendet një zgjidhje për taksën që turistët paguajnë në Shqipëri për “Rrugën e Kombit”.

“Kërkesën tonë që të gjendet në zgjidhje të paktën e përkohshme për eliminimin e detyrimit përkohshëm për të paguar për tunelin në Kalimash për arsye se kjo po shkakton vonesa”, tha Bislimi.

Mirëpo, ministri Klosi foli vetëm për rëndësinë e promovimit të turizmit të përbashkët, duke mos përmendur fare taksën prej 5 euro që paguhet në Kalimash.

“Për të dy qeveritë tona është një vendimmarrje e përbashkët që turizmi nuk është vetëm një kënaqësi, është një kontribuues i rëndësishëm në ekonomi dhe buxhetet tona. Prandaj, do të bëjmë gjithçka që oferta Kosovë-Shqipëri të jetë një realitet. Deti është i të gjithë shqiptarëve dhe bjeshkët po ashtu duhet ta shikojnë ofertën. Është e pafalshme që të kemi kufi edhe në bjeshkë. Folëm qartë që parqet tona të jenë parqe që nuk e njohin kufirin administrativ”, tha Klosi.

Ndërsa, ministri Aliu tha se së bashku me autoritet në Shqipëri do të ndërmarrin një aksion pastrimi gjatë muajit qershor.

“Në bashkëpunimet tona në vijim ne do të krijojmë grupet punuese që do të krijojnë zotimet e këtyre memorandumeve. Po ashtu, do të realizojmë gjatë qershorit aktivitet që do të bëhet për pastrimin e liqenit të Vërmices”, tha ai.

Telegraf

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0