Kosova fiton çmimin “Brand & Community Champions” për sipërmarrje - Business Magazine Albania

Kosova fiton çmimin “Brand & Community Champions” për sipërmarrje


Në kategorinë e nominuar nga Bordi i Global Entrepreneurship Network (GEN), Kosova u vlerësua me çmimin “Brand & Community Champions” – çmim ky i ndarë personalisht nga Jonathan Orthmans, President i GEN. Çmimi u pranua nga Uranik Begu nga Innovation Centre Kosovo.

“Ky çmim dhe mirënjohje është shumë domethënëse për Kosovën, për faktin që vlerësohet komuniteti. Ne si Kosovë kemi punuar mjaft që të kemi një komunitet aktiv dhe të shëndoshë, që t’i shërbejë sidomos gjeneratave të reja dhe t’u ofrojë atyre mundësi që të krijojnë dhe zhvillojnë vendin”, është shprehur Begu.

Në këtë kategori Kosova del fituese përballë shteteve të fuqishme, si: Holanda, Mbretëria e Bashkuar, Rusia, Turqia, Kanadaja dhe Meksika.

GEN Compass Award” mbahet tradicionalisht gjatë Kongresit Global i Sipërmarrjes, i cili këtë vit po mbahet në Medellin, Kolumbi, me pjesëmarrjen e më shumë se 160 shteteve, qeverive e kompanive globale.

 

/Telegrafi/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0