Kosova e izoluar edhe në internet

Kosova e izoluar edhe në internet

Kosova

Kanë kaluar më shumë se 12 vjet qëkur Kosova ka shpallur pavarësinë, por ende nuk ka arritur të pajiset me kod shtetëror në internet apo siç njihet ‘domen i nivelit të lartë’.

Domen të vetin kanë shumica shteteve të botës si për shembull: Gjermania [.de], Italia [.it], Austria [.at], Shqipëria [.al] e tj. Mungesa e domenit shtetëror paraqet probleme për kompanitë që punojnë në sektorin e IT-së [Teknologjisë së Informacionit], si dhe bizneset.

Arbër Bakija është inxhinier softuerësh dhe bashkëthemelues i kompanisë BBros LLC që operon në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë. Një pjesë të madhe të kohës, ai thotë se e shpenzojnë për të rritur prezencën e shtetit të Kosovës në internet.

“Ne përdorim platforma të ndryshme të shërbimeve nëpër botë, për shembull serverë, aplikojmë dhe përdorim platforma për shërbime të IT-së që neve na ndihmojnë të operojmë dhe në shumicën e rasteve Kosova nuk figuron si shtet”, thotë ai. Bakija shton se Kosovës i mungon identiteti në internet.

Lexoni: Filmi “EXIL”, kandidat i Kosovës për Oscar

“Ne, shumë shërbime që i marrim prej Evropës ose nga Amerika si dhe më larg, i marrim si Shqipëri ose në rastin tjetër duhet të kontaktojmë me kompanitë dhe t’u themi: ‘Shih se ne jemi nga Kosova, jemi shtet’. Duhet t’i dërgojmë disa informata se ekzistojmë si shtet, nëse ka leverdi kompania që po na jep shërbim neve që të na përfshijë në listën e shteteve, thotë: ‘Në rregull, po e vendosim’. Nëse jo, thotë: ‘Po më vjen shumë keq, por ju ende figuroni te ne si pjesë e Serbisë’ ”, tregon Bakija.

Vazhdimisht janë përfolur propozime sa i takon domenit të Kosovës. Disa nga to janë [.rks] dhe [.ks]. Në mungesë të domenit shtetëror, edhe ueb-faqet e institucioneve kosovare përdorin adresa të komplikuara.

Institucionet zakonisht kanë vizë ndarëse në mes apo edhe akronime, si për shembull ueb-faqja e Qeverisë së Kosovës [www.kryeministri-ks.net] apo edhe ueb-sajti i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës [www.gjk-ks.org].

Përveç sektorit të IT-së, mungesa e domenit shtetëror të Kosovës u shkakton probleme edhe organizatave e bizneseve. Për OJQ-të dhe organizatat, është i vështirë një brendim efektiv, ndërsa bizneset përpos identifikimit, sfidohen edhe në marketing.

Kosova pa identitet digjital

“Në botën tonë, në botën e IT-së, përveç rajonit që na njeh, krejt bota na njeh si pjesë e Shqipërisë ose pjesë e Serbisë. Duke u nisur nga IP-ja kur të futemi diku, figuron ose Shqipëri ose Serbi. Kështu, neve na ka shkaktuar probleme sepse faktikisht jemi pa identitet, e kemi më shumë resurse punëtore të IT-së se sa Shqipëria dhe Mali i Zi”, thotë Bakija.

Kosova e çrregulluar në internet

Mospavarësimi i Kosovës në internet ka shkaktuar edhe problemin me ato që njihen si IP adresa. IP-ja, në gjuhën e Teknologjisë së Informacionit nënkupton një adresë në formë numrash që ka çdo pajisje që lidhet me internet. Përmes IP-adresës identifikohet edhe lokacioni se prej nga është kyçur pajisja.

Në mungesë të sovanitetit digjital, aktualisht, sa herë që qytetarët e Kosovës kyçen në internet, IP -adresat e tyre lidhen me vendet e tjera të rajonit si Shqipëria, Serbia si dhe Maqedonia e Veriut.

Mungesa e këtij rregullimi u ka shkaktuar probleme veçanërisht organizimeve dhe festivaleve që për herë të parë këtë vit kaluan krejtësisht online shkaku i pandemisë së COVID-19.

Drejtori i organizatës “Anibar”, Vullnet Sanaja, thotë se sivjet kanë pasur disa probleme në zhvillimin e festivalit,q ë për herë të parë, sivjet u mbajt krejtësisht online. Ai shton se ka pasur autor dhe kompani prodhuese të filmave që kanë kërkuar që filmi të bllokohet dhe të jetë i qasshëm vetëm për shikuesit nga Kosova.

Pavarësimi i Kosovës në internet ka disa efekte pozitive që lidhen me sigurinë, zhvillimin digjital, si dhe promovimin e shtetit. Sa i takon sigurisë, aktualisht të gjitha faqet në Kosovë janë të regjistruar nëpër domene të shteteve të tjera, pra nuk janë të siguruara nga institucionet e Kosovës.

Si pasojë e kësaj, është shumë e vështirë që të dihet numri i ueb-faqeve të regjistruara në Kosovë. Po ashtu, Kosova nuk mund të identifikohet përmes domenit, e që do të mund të shfrytëzohej për promovim të shtetit.

Rruga drejt sovranitetit digjital

Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare i Kosovës prej vitesh ka tentuar që të negociojë ndarjen e domenit shtetëror në internet për Kosovën.

Por, siç i kanë thënë zyrtarë të ARKEP-it Radios Evropa e Lirë, ky është një proces i gjatë negociatash.

Nëpërmjet një përgjigjeje me shkrim, Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare i Kosovës –ARKEP, ka thënë se duhet angazhim më i madh institucional në Kosovë për të arritur deri te sigurimi i domenit shtetëror për Kosovën.

“ARKEP-i ka hartuar të gjitha dokumentet e nevojshme lidhur me operimin e Regjistrit të ccTLD, përfshirë këtu edhe raportet e detajuara për mënyrën e marrjes së kodit, praktikat e vendeve tjera dhe rrugën që duhet ndjekur, të cilat dokumente gjithashtu i janë dërguar Qeverisë së Republikës së Kosovës, respektivisht Ministrisë/ve përkatëse”, thuhet në përgjigjen e ARKEP-it.

Marrja e domeinit nga ana e Kosovës komplikohet edhe më shumë për shkak të mungesës së anëtarësimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, (OKB), si dhe në disa mekanizma të tjerë të kësaj organizate. /REL

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0