Kosova drejt NATO-s, pengesat dhe përfitimet e rajonit nga ky anëtarësim - Business Magazine Albania

Kosova drejt NATO-s, pengesat dhe përfitimet e rajonit nga ky anëtarësim

Kosova drejt NATO-s

Konflikti Kosovë-Serbi është zvarritur për dekada të tëra. Më shumë se njëzet vjet pas ndërhyrjes së NATO-s më 1999 për t’i dhënë fund trajtimit brutal të Serbisë ndaj shqiptarëve dhe më shumë se një dekadë pas shpalljes së pavarësinë në vitit 2008, Beogradi dhe dhjetëra shtete, përfshirë pesë shtete anëtare të BE-së: Qipro, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja ende zyrtarisht e konsiderojnë Kosovën si një provincë të shkëputur. Derisa, Serbia dhe Kosova të pajtohen, të dyja vendet do të pengohen në rrugën drejt anëtarësimit në BE e Kosova gjithashtu edhe në OKB dhe në NATO. Ndërkohë, Beogradi vazhdon ende të ushtrojë ndikimin e tij të padëshiruar në territorin e Kosovës.

Anëtarësimi në Aleancën Veriore-Atlantike, e njohur si NATO, ka qenë dhe mbetet ambicie e Kosovës, institucionet e së cilës do të vazhdojnë ta trasojnë rrugën për të realizuar këtë ambicie deri në fund.

NATO ka një prezencë të forcave paqeruajtëse KFOR, në Kosovë që nga përfundimi i luftës në vitin 1999. Kosova ka raport të mirë me NATO-n dhe ky raport është ndërtuar përmes Ekipit Këshillëdhënës dhe të ndërlidhjes i NATO-s (NALT), i cili funksionon në Ministrinë e Mbrojtjes në FSK dhe institucionet Kosovare punojnë me ta në baza të rregullave ditore. Programi tjetër është ndërveprimi i zgjeruar, në të cilin Kosova, përkatësisht Ministria e Mbrojtjes, ka përfituar në vazhdimësi prej programeve të NATO-s. Por partneriteti i Kosovës me NATO-në nëpërmjet projekteve të ndryshme nuk sjell dobitë e Anëtarësimit të plot të Kosovës. “Është një bashkëpunim ndoshta më teknik që ekziston përmes atij partneritetit të pjesshëm që NATO ia ka ofruar Kosovës, por ky është një partneritet që nuk premton thuajse asgjë.

Tejkalimi i barrierave ekzistuese politike për mosnjohjen nga 4 shtete të NATO-s nominalisht do të shpinte në drejtim të hapjes së rrugës për anëtarësim të Kosovës në NATO. Megjithatë, edhe pse Kosova do të mund të kishte kapacitete për t’i plotësuar kushtet në rast se ato do të ishin të përafërta me udhërrëfyesin e shteteve fqinje, probleme të natyrës tjetër do të mund të shfaqeshin. Do të mund të vërehej një disponim jo shumë i madh i ca shteteve anëtare të NATO-s që ta pranojnë faktin se Serbia do vijojë pozicionin kundër anëtarësimit (si i tillë parashihet të mbetet) ndërkohë që Kosovës i ofrohet një rrugëtim i tillë.

Një problem tjetër është se NATO e ka ndërlidhur bashkëpunimin me Kosovën edhe me rezultatin e dialogut me Serbinë, i cili aktualisht është i bllokuar, si dhe mosnjohja e Kosovës nga 4 vendet anëtare të NATO-s, i ka sjellë vendit shumë probleme. Që një vend të anëtarësohet, nevojitet që parlamenti i secilit shtet anëtar të NATO-s të miratojë një protokoll aderimi në të cilin zotohet të mbrojë integritetin territorial të shtetit të ri anëtar. Kosova aplikoi për t’u bërë pjesë e Partneritetit për Paqe në vitin 2012, katër vjet pasi shpalli pavarësinë e saj nga Serbia dhe të njëjtin vit që përfundoi edhe mbikëqyrja e Kombeve të Bashkuara mbi Kosovën. Në atë kohë, Kosova nuk u pranua për arsye që mbeten të njëjta pothuajse një dekadë më vonë. Çdo shtet anëtar i NATO-s ka të drejtën e vetos, gjë që e bën të pamundur që Kosovës t’i jepet një Plan Veprimi për Anëtarësim i cili përcakton hapat e nevojshëm që një vend të bëhet përfundimisht një anëtar i plot i NATO-s. Është e vështirë për këto shtete ta ndryshojnë qëndrimin e tyre në mungesë të një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Mungesa e progresit në mes të NATO-s dhe Kosovës nuk është vetëm për shkak të Aleancës, por edhe për shkak të paaftësisë së institucioneve të Kosovës që të ecin përpara. Deri më tani ka pasur vetëm një kërkesë zyrtare nga qeveria e Kosovës në vitin 2016 për të forcuar lidhjet me Aleancën: aplikimi për ‘bashkëveprim të zgjeruar’.  Një raport i publikuar nga instituti hulumtues i Kosovës “Demokracia për Zhvillim” (Democracy for Development) në dhjetor të vitit 2020 argumentoi se Kosova duhet të ecë përpara në tri fusha kryesore, nëse dëshiron të shënojë progres drejt anëtarësimit në NATO.

Lexo: Stepja e Kosovës kundrejt “Open Balkan”

Pika e parë është zbatimi i reformave për ta rritur respektimin e sundimit të ligjit dhe për t’i shtuar përpjekjet kundër korrupsionit dhe pavarësisë gjyqësore, thuhet në raport. Kosova gjithashtu ka nevojë të rekrutojë më shumë diplomatë dhe ekspertë të çështjeve të jashtme sepse dialogu i vazhdueshëm i ndërmjetësuar nga BE-ja, i cili ka si synim normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, është një prioritet konstant, duke lënë pas dore aspekte të tjera të rëndësishme të punëve të jashtme, sipas raportit. Në fund, Forcat e Sigurisë së Kosovës duhet të bëhen më shumë një forcë ushtarake shumetnike, thuhet në raport.

Çfarë do të thotë për rajonin anëtarësimi i Kosovës në NATO?

Përgjegjësia kryesore e KFOR-it për garantimin e ambientit të qetë dhe të sigurt në Kosovë duhet t’i bartet gradualisht FAK-ut (Forcat e Armatosura Kosovë) në pajtim me përparimin që do të shënojë Kosova në procesin e integrimit në NATO. Përveç kësaj, FAK-u duhet të punojnë ngushtë me KFOR-in për të marrë gradualisht përgjegjësitë nga KFOR. Mirëpo, para tërheqjes së KFOR-it, duhet të bëhet përcaktimi, përkatësisht demarkacioni i kufirit në mes të Kosovës dhe Serbisë, qoftë nën ndërmjetësimin e BE-së, qoftë të NATO-s. Një marrëveshje e tillë, për të cilën QKSS-ja vlerëson se është e mundshme, do të shpinte drejt paqes dhe stabilitetit afatgjatë në rajonin e Ballkanit Perëndimor që është edhe hapi kryesor për normalizimin e marrëdhënieve.

Përgatiti: Armela Toska

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0