Kosova dhe Japonia do të mbajnë konferencë të përbashkët ekonomike

Kosova dhe Japonia do të mbajnë konferencë të përbashkët ekonomike

konference ekonomike

Kosova dhe Japonia do të mbajnë së shpejti një konferencë virtuale ekonomike, u tha në një takim që zhvilloi të hënën kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, me ambasadorin jorezident të Japonisë në Kosovë, Akira Mizutani.

“Japonia është e përkushtuar ta mbështesë Qeverinë e Kosovës për rimëkëmbjen ekonomike”, tha Mizutani, shkruhet në një komunikatë të Kryeministrisë së Kosovës.

Mizutani e përgëzoi Hotin edhe për arritjen e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike me Serbinë, e cila, sipas tij, mund të shpjerë në rritje të stabilitetit në Ballkanin Perëndimor. Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kanë nënshkruar marrëveshjen për normalizimin ekonomik më 4 shtator, në Shtëpinë e Bardhë.

Lexoni: Balkan Bites, shitja e byrekut shqiptar po lulëzon në Amerikë

Në komunikatën e lëshuar të hënën nga Qeveria e Kosovës thuhet se kryeministri Hoti e njoftoi ambasadorin Mizutani për procesin e dialogut Kosovë-Serbi, i cili, sipas tij, duhet të rezultojë me njohje të ndërsjellë. Hoti po ashtu foli për orientimin euroatlantik të Republikës së Kosovës dhe për rimëkëmbjen ekonomike nga pandemia e koronavirusit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0