“Kemi pranuar rekomandim emergjent nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë për anulimin e të gjitha fluturimeve që vijnë nga zonat epidemike të Italisë së Veriut- si refleksion i karantinës së vendosur nga qeveria italiane në betejën kundër korona virusit,” ka shkruar ministri Abdixhiku në faqen e tij zyrtare në “Facebook”.
Lexoni: Si të flasim rreth Koronavirusit në punë
“Si rrjedhojë, kam kërkuar anulimin e përkohshëm të të gjitha fluturimeve që vijnë nga kjo zonë epidemike e cilësuar si zonë me risk të lartë. Fluturimet për nga Italia Veriore janë ndërprerë”, është shprehur ai.
Abdixhiku ka theksuar se është në kontakt të ngushtë me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia dhe me ministrin e Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca për të koordinuar kontrollin në Aeroport dhe asistencën eventuale ndaj udhëtarëve në zonat e rrezikshmërisë së lartë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto