Si të flasim rreth Koronavirusit në punë

Si të flasim rreth Koronavirusit në punë


Nuk ka dyshim se shqetësimet në lidhje me koronavirusin po rriten, ndërsa në shumë raste po del në dritë në shumë tregje të zhvilluara: paqëndrueshmëria aktuale e bursës, vështirësitë e logjistikës globale dhe çështjeve të zinxhirit të furnizimit. Në këtë situatë drejtuesit e biznesit duhet të jenë të përgatitur, për biseda me punonjësit e tyre dhe klientët.

Më poshtë janë katër objektivat e një bisede të ashpër, që rekomandohet të përdorë çdo udhëheqës në një bisedë me punonjësit e tij:

Lexo: Mjeku specialist, David Heymann jep detaje për virusin Corona

Të studiohet realiteti:

Cila është gjendja aktuale e zyrës? Sa të qetë janë njerëzit? Mos supozoni, se njerëzit nuk janë të shqetësuar për shëndetin e tyre nëse nuk po trokasin në derën tuaj. Kërkoni në mënyrë proaktive se si ndihen të gjithë dhe bëni çfarë mundeni, për të kuptuar plotësisht frikën e tyre. Ky mund të jetë hapi i parë drejt punonjësve tuaj dhe të inkurajohen të gjithë menaxherët të bëjnë të njëjtën gjë. Pasi të jepen reagimet e para nga punonjësit, drejtuesit e kompanisë mund të shikojnë situatën në mënyrë holistike dhe të përcaktojnë se si t’i adresojnë më mirë çështjet me një pamje më të plotë të situatës. Pra, shumë supozime janë bërë në këto situata në vend, që të pyesin vërtet punonjësit.

Sfidoni të mësuarit:

Njohuria është fuqi në këto situata. Çfarë mund të bëni për të ndihmuar në edukimin e punonjësve tuaj? Çfarë burimesh mund të siguroni në lidhje me logjistikën ose shëndetin, që do të jenë më të dobishme? CDC ka disa këshilla të dobishme për vendet e punës. Ju gjithashtu dëshironi të vendosni dikë, ose një ekip njerëzish, si përgjegjës për t’iu përgjigjur pyetjeve dhe përhapjes së informacionit tek punonjësit. Të dish se dikush po qëndron në krye të gjërave dhe të komunikosh në mënyrë efektive mund të të lehtësojë frikën.

Merruni me sfidën tuaj më të fortë:

Nëse diçka nuk shkon mirë, cila do të jetë sfida më e madhe për organizatën tuaj? Si mund ta zgjidhni këtë në mënyrë aktive dhe të përgatiteni sa më shumë që të jetë e mundur? Çfarë mund të bëni për të lehtësuar shqetësimet në lidhje me këto sfida? Për shembull, shumë kompani po anulojnë udhëtimet, ose madje u kërkojnë punonjësve të tyre që të punojnë nga shtëpia në disa raste. Mos e harro rëndësinë e komunikimit, se si këto sfida mund të ndikojnë në organizatë dhe individë në mënyrë të veçantë.

Lexo: Amazon ka probleme serioze nga Koronavirus

Pasuroni marrëdhëniet me punonjësit:

Përdoreni këtë kohë për të kuptuar me të vërtetë ekipin dhe për t’u dhënë mundësinë për t’u bashkuar dhe për të zgjidhur problemet. Bëni pyetje kryesore: Cila është mënyra ideale për të ecur përpara, si ekip? Cilat janë frikërat e mëdha dhe si t’i trajtojmë ato më mirë? Koha e krizës mund të nxjerrë në pah problemet më të vogla brenda një organizate, por ato gjithashtu mund të rezultojnë në një vlerësim dhe besnikëri më të madhe nga punonjësit, nëse trajtohen si duhet. Punonjësit kujtojnë se si udhëheqësit dhe kompania i trajtojnë ata gjatë kohërave të vështira, shpesh më shumë sesa në kohë të mirë. Tani është koha për të vazhduar investimet në përvojën tuaj të punonjësve.

Burimi: Entrepreneur

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0