Prej pak ditës, edhe tregu fqinj Italia po përballet jo vetëm me një situatë të pazakontë shëndetësore por, edhe me dëme të mëdha ekonomike. Piazza Affari u mbyll një ditë më parë me një rënie mbi 5%. Aksionet e Ftse All ranë 5.51%. Vlera e shportës së aksioneve të total në bursën e Milanos shënboi një rënie prej 30 miliardë eurosh.
Efekti Koronavirus ka prekur të gjitha tregjet e aksioneve në Europë: Frankfurti mbylli ditën me -4 %, Parisi -3,94%, ndërsa Londra -3.34%.
Në të gjithë tregun europian të bursës dëmi financiar vetëm në një ditë, sipas il Sole 24 Ore ishte -352 miliardë euro.
Zhvlerësimi dhe “paralizimi” i disa aktiviteteve ekonomike në në një prej tregjeve më të rëndësishme për Shqipërinë, po ndikon në kalimin zyrtar të Italisë në recesion. Të dhënat e tremujorit të kaluar e paraqisnin Italinë në prag të recesionit, ndërsa goditja nga koronavirus e ka çuar atë zyrtarisht në recesion.
Recesioni teknik është pothuajse i sigurt me humbjen prej -0.3% në tremujorin e katërt. Ndërkohë viti 2020 po shkon drejt rënies me vlerësime midis -0.5% dhe -1%. Këto janë vlerësimet e para të ekonomistëve mbi ndikimin Koronavirusit në Itali.
Në tregjet botërore nafta ka regjistruar ulje të theksuar të çmimit në Nju Jork ( -4.29%, duke zbritur në 51.08 dollarë për fuçi).
Tregjet aziatike të aksioneve vijojnë të jenë negative për shkak të mbizotërimit të frikës për Koronavirus.
Një tendencë tërësisht të kundër ka çmimi i arit. Çmimi i tij ka arritur vlerën e 1.678.58 dollarë për një onc, më i larti i shtatë viteve të fundit, sipas Agjensisë italiane të lajmeve ANSA.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto