Kontrolli Tatimor & Të Drejtat e Tatimpaguesit - Business Magazine Albania

Kontrolli Tatimor & Të Drejtat e Tatimpaguesit


Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë organizon trajnimin “Kontrolli Tatimor & Të Drejtat e Tatimpaguesit” në datat: 9-10-11 Shtator 2015, ora: 16:30 – 19:30.
Ky trajnim organizohet në kuadër të aksionit të qeverisë në përmbushje të kërkesave të legjislacionit tatimor. Trajnimi është i vlefshëm për të gjithë llogaritarët dhe kontabilistët e firmave ose bizneseve që ushtrojnë aktivitet në fushën e tregtisë, shërbimeve ndërtimit etj.

Një rëndësi të veçantë gjatë trajnimit do të marrë TVSH dhe fatura tatimore me TVSH (përfshir lëshimin e kuponit tatimor). Në rast se jeni të interesuar DHTIT do tju sigurojë edhe nje material për shkaqet e evazionit tatimor.Ky fakt duhet t’i inkurajojë ekonomistët e bizneseve të sigurohen që si kontrollet nga jashtë ashtu dhe kontrollet nga brenda të kenë saktësi të madhe të kontabilitetit tatimor, si dhe të kenë kontabilitetin e duhur për të gjithë të ardhurat dhe shpenzimet.Ky trajnim do t’ju vijë në ndihmë pjesëmarrësve për të marrë njohuri se si të menaxhojnë riskun tatimor në biznes, të njohin të drejtat dhe detyrimet e tatimpaguesve, mënyrën se si mund dhe duhet ta mbrojnë veten si edhe çfarë duhet të dijë tatimpaguesi para kontrollit tatimor (veçanërisht për TVSH-në).Kontrolli Tatimor & Të Drejtat e TatimpaguesitLektor për këtë Trajnim do të jetë Z. Kasem Seferi.

Per me shume informacion ju lutem klikoni mbi programin dhe formularin e aplikimit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0