Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK) u bën thirrje qytetarëve që çdo kontratë qiraje ose nënqiraje e lidhur me akt noterial të regjistrohet brenda 30 ditësh në Regjistrin e Pasurive të Paluajtshme. Sipas ASHK-së, procesi i regjistrimit kryhet tërësisht online përmes portalit e-Albania.
Institucioni sqaron se regjistrimi i kontratës së qirasë garanton transparencë, siguri juridike dhe mbrojtje të të drejtave pronësore për palët e përfshira. Të dhënat e kontratës pasqyrohen automatikisht në kartelën përkatëse të pasurisë, duke krijuar një evidencë zyrtare dhe të verifikueshme.
“Regjistroni kontratën e qirasë për transparencë dhe siguri pronësore. Çdo kontratë qiraje e bërë me akt noterial duhet të regjistrohet brenda 30 ditësh në Regjistrin e Pasurive të Paluajtshme. Procesi është i shpejtë dhe realizohet përmes portalit e-Albania”, thekson ASHK në njoftimin zyrtar.
Lexo edhe: Trump thotë se është arritur një marrëveshje për Groenlandën, anulon tarifat e reja ndaj Europës
Për të aplikuar, qytetarët duhet të identifikohen në platformën e-Albania dhe të zgjedhin shërbimin “Regjistrimi i kontratës së qirasë/nënqirasë”. Më pas, kërkohet plotësimi i formularit përkatës dhe ngarkimi i dokumentacionit, përfshirë kontratën e qirasë ose nënqirasë së bashku me kartelën dhe hartën kadastrale të pasurisë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto