Konkursi për Produktin Turistik Inovativ - Business Magazine Albania

Konkursi për Produktin Turistik Inovativ


Konkursi Risi Turistike është një konkurs që nxit idetë e reja dhe inovative të turizmit, dhe jep mundësi mbështetjeje për t’i sjellë në jetë. Nëse keni një ide të tillë, mund të realizoni një biznes tuajin!

Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes (MZHETTS), Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) dhe Industria Shqiptare të Turizmit, me mbështetjen e Projektit RisiAlbania1 organizon konkursin e tretë kombëtar të quajtur “Risi Turistike” për rajonin e Korçës në mënyrë që të nxisë zhvillimin e produkteve të reja turistike.

Produktet e reja inovative të turizmit do të ndihmojnë për të krijuar itinerare të reja ose gjeneruar vlerë të shtuar të atyre ekzistuese, duke siguruar një përvojë të pasur dhe autentike për turistët në këto rajone. “Risi Turistike” fton të gjitha kompanitë e interesuara që të dorëzojnë një propozim dhe plan biznesi për të zhvilluar dhe zbatuar një produkt të ri turistik në rajonin e Korçës. Afati i fundit për dorëzimin e propozimit është data 10 Nëntor 2016.

Të gjitha propozimet e plotësuara sipas formateve duhet të dërgohen me e-mail në adresën info@aida.gov.al me titull subjekti: Konkursi “Risi Turistike”. Afati i fundit i aplikimit është data 10 Nëntor 2016. Aplikantët e propozimeve të përzgjedhura nga juria do të njoftohen brenda datës 21 Nëntor 2016, dhe do të ftohen për të prezantuar idetë e propozuara në një aktivitet publik në datën 9 Dhjetor 2016.

Aplikantët fitues do të shpallen në aktivitetin publik të përmendur më lart. Ju lutem gjeni bashkëlidhur dokumetat që do ju udhëzojne dhe informojnë më në detaje:

Alb_RisiTuristike_2017_Procedura_final.pdf
projekt financiar per planin e biznesit te produktit turistik ne rajonin Korce.xlsx
Model_Plan_Biznesi_RisiTuristike (1).pdf

Burimi: aida.gov.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0