Konkursi i Bizneseve të Gjelbërta 2025 – Shtyhet afati i aplikimeve deri në datën 23 qershor - Business Magazine Albania

Konkursi i Bizneseve të Gjelbërta 2025 – Shtyhet afati i aplikimeve deri në datën 23 qershor

Konkursi i Bizneseve të Gjelbërta synon të stimulojë e inkurajojë inovacionin për biznese të gjelbërta në nivel lokal dhe të hulumtojë rolin e filantropisë në angazhimin e komuniteteve lokale për të gjeneruar ide biznesi të bazuara në shfrytëzimin e burimeve lokale, ringjalljen e traditave të prodhimit dhe tregjeve lokale.

Përmes mbështetjes së nismave inovatore që nxisin zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik lokal, Konkursi i Bizneseve të Gjelbërta synon të kontribuojë në mënyrë thelbësore në ndërtimin e një rajoni të begatë, konkurrues dhe të paqtë të Ballkanit Perëndimor.

Programi siguron mbështetje financiare dhe ndihmë të planifikuar për bizneset e përzgjedhura që ofrojnë zgjidhje inovatore dhe kontribuojnë në arritjen e shtatë Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (OZHQ) në rajonin e Ballkanit Perëndimor, përkatësisht:

  • OZHQ 2: Zero uri. Arritja e sigurisë ushqimore, përmirësimi i të ushqyerit dhe nxitja e bujqësisë së qëndrueshme.
  • OZHQ 7: Energji e Përballueshme dhe e Pastër. Sigurimi i aksesit në energji të përballueshme, të besueshme, të qëndrueshme dhe bashkëkohore.
  • OZHQ 8: Punë e denjë dhe rritje ekonomike. Nxitja e rritjes ekonomike të vazhdueshme, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme, si dhe punësim dhe punë të denjë për të gjithë.
  • OZHQ 11: Qytete dhe komunitete të qëndrueshme. Kthimi i qyteteve dhe vendbanimeve në gjithëpërfshirës, të parrezikshëm, rezistues dhe të qëndrueshëm.
  • OZHQ 12: Prodhim dhe konsum i përgjegjshëm. Sigurimi i modeleve të qëndrueshme të konsumit dhe prodhimit.
  • OZHQ 13: Veprim ndaj klimës. Marrja e masave të menjëhershme për të luftuar ndryshimin klimatik dhe efektin e tij.
  • OZHQ 15: Jeta në tokë. Mbrojtja, restaurimi dhe nxitja e përdorimit të qëndrueshëm të ekosistemeve tokësore, administrimi i qëndrueshëm i pyjeve, lufta kundër kthimit të hapësirave në shkretëtirë dhe ndalimi dhe kthimi pas i procesit të degradimit të tokës dhe ndalimi i humbjes së biodiversitetit.

Konkursi i Bizneseve të Gjelbërta bazohet në parimet e përgjegjshmërisë ndaj mjedisit, sjelljes etike, diversitetit, përfshirjes dhe fuqizimit, autonomisë me qëllim promovimin e mirëqenies së komuniteteve lokale, duke fuqizuar sipërmarrjen dhe duke u mundësuar njerëzve të përmbushin potencialin e tyre. “Konkursi i Bizneseve të Gjelbërta” në Shqipëri mundësohet me mbështetjen financiare të Rockfeller Brothers Fund dhe Credins Bank.

Lexo edhe:Vjen në 2-3 tetor Future2Tech, panairi më i madh i inovacionit, teknologjisë dhe edukimit në vend!

QËLLIMI

Qëllimi i Konkursit të Bizneseve të Gjelbërta është mbështetja e nismave të biznesit të cilat synojnë përfshirjen sociale përmes integrimit dhe punësimit, dhe zhvillimin ekonomik lokal përmes ideve miqësore ndaj mjedisit.

MBËSHTETJA FINANCIARE  

Çdo propozim i dërguar në këtë thirrje duhet të vijë nga një biznes në fazat e para të zhvillimit, ku produktet apo shërbimet janë të pranishme në treg prej jo më shumë se 3 vitesh. Fondi do të mbështesë propozime biznesi për një periudhe kohore gjashtë (6) deri në nëntë (9) muaj, me një financim maksimal jo më shumë se 1,000,000 lekë.

Inkurajohet bashkëfinancimi nga burime alternative!

KUSH MUND TË APLIKOJË?

Konkursi është i hapur për biznesin e vogël në vend me një fitim vjetor jo më shumë se 2,000,000 lekë në vitin e fundit (2024).

Më shumë informacione gjenden këtu

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0