Konkurs për aplikacion mobile! - Business Magazine Albania

Konkurs për aplikacion mobile!


Në kuadër të Javës së Inovacionit 13-21 Maj, ADISA organizon një konkurs për ideimin dhe zhvillimin e aplikacionit më të mirë lidhur me shërbimet publike. Aplikacioni ka për qëllim të informojë qytetarët për 420 shërbime publike, si dhe të mundësojë rezervimin e biletës për marrje shërbimi pranë sportelit të dedikuar ADISA/ ZVRPP Tiranë.
Ky aplikacion duhet të përmbajë tre module kryesore:

1. Rezervimi i biletës online

Me anë të këtij moduli qytetari do të ketë mundësi që të rezervojë radhën online për marrjen e shërbimeve të ZVRPP në sportelet ADISA Tiranë.

Funksionalitetet kryesore janë:

  • Krijimi, ndryshimi apo fshirja e një llogarie për të mundësuar rezervimin;
  • Rezervimi online i biletës për shërbimet e ZVRPP të ofruara në sportelin e dedikuar ADISA, Tiranë;
  • Konfirmimi i rezervimit;
  • Anullimi i rezervimit;
  • Konfirmimi i anullimit të rezervimit;
  • Njoftimi në kohë reale i përdoruesve të tjerë për lirimin e orarit.

2. Informacion mbi shërbimet publike

Vënia në dispozicion e 420 Kartelave Informative të hartuara nga ADISA e të validuara nga 10 institucione përgjegjëse për ofrimin e shërbimit, me qëllim informimin për mënyrën e përfitimit të shërbimit publik të kërkuar, si dhe për dokumentacionin e nevojshëm për aplikim. Funksionaliteti bazë i këtij moduli konsiston në kërkimin e avancuar të informacionit, që përmbajnë kartelat informative.

3. Call center

Me anë të këtij moduli qytetari do të ketë mundësi që të lidhet automatikisht me Call Center për të marrë informacion mbi shërbimet publike.

Për informacione të mëtejshme kontaktoni në : informacion@adisa.gov.al

 

APLIKO TANI

Afati i fundit të dorëzimit të projekt-idesë: 30 PRILL 2017

Çmimi fitues: 500.000 ALL

Shkarkoni : Formular aplikimi

Dërgoni aplikimin tuaj në informacion@adisa.gov.al

 

Pyetje dhe përgjigje:

Ku mund të gjejmë informacion për shërbimet publike?

Informacioni i plotë për shërbimet publike do të mundesohet nga ADISA.

Kush mund të aplikojë?

Pjesë e konkursit mund të behen studentë apo profesionistë të rinj të cilët janë krijues, inovatorë dhe duan të përmirësojnë shërbimet publike.

Kur është afati i fundit i dorëzimit ?

Afati i fundit të dorëzimit të projekt-idesë : 30 PRILL 2017

A mund të aplikojnë studentë nga Kosova ?

Po, të rinjtë nga të gjitha trevat shqiptare mund të behen pjesë e konkursit.

 

Burimi: adisa.gov.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0