Konkurrenca hap hetim për tregtarët e produkteve parafararmaceutike, si alkool e maska - Business Magazine Albania

Konkurrenca hap hetim për tregtarët e produkteve parafararmaceutike, si alkool e maska


Autoriteti i Konkurrencës ka hapur një hetim paraprak të tregut për të parë nëse ka abuzim në rritjen e ccmimit të materlialeve paramjekësore si masaka, alkool, dizifektantët. Sipas burimeve zyrtare të Autoritetit, hetimi nisi pas ankesave të paraqitura nga klientët.

Sipas njoftimit, “Monitorimi u fokusua në tregtimin e materialeve dezifektant duarsh, alkool dhe maska, për të cilat kërkesa konsumatore ka qenë në rritje si pasojë e situatës së krijuar nga virusi COVID-19.

Nga verifikimi në terren konstatohen se: tregu ka mungesë të materialeve në nivelin e tregtisë me pakicë (rrjeti farmaceutik) dhe rritje e pajustifikueshme e çmimit në të gjitha nivelet e tregtimit të këtyre materialeve (depo farmaceutike dhe rrjeti i farmacive). Nga sa më sipër, ka shenja të arsyeshme të një sjellje të mundshme antikonkurruese të ndërmarrjeve që operojnë në këto nivele tregtimi”.

Hetimi praprak nis në tregun e shitjes me shumicë dhe me pakicë të materialeve paramjekësore për periudhën kohore nga 1 janar 2020 deri në 31 maj 2020.

Me një tjetër vendim Autoriteti ka paracaktuar disa masa të përkohshme për këtë treg, që parashikojnë:

  • Ndalimin e sjelljes së ndërmarrjeve që veprojnë në rrjetin e tregtimit me shumicë dhe pakicë (importues, depo farmaceutike dhe farmaci) të materialeve paramjekësore, të cilat në mënyrë të drejtëpërdrejtë apo të tërthortë vendosin çmime apo kushte të padrejta tregtimi.
  • Me qëllim shmangien e abuzimit në zinxhirin e tregtimit, detyrimin e të gjitha ndërmarrjeve që veprojnë në tregun e importit dhe shitjes me shumicë të materialeve paramjekësore të jenë transparent në vendosjen e çmimit të shitjes së materialeve dezinfektant, alkool dhe maska.
  • Aplikimin e çmimeve të orientuara drejt kostos dhe publikimit e tyre në faqet zyrtare të internetit të ndërmarrjeve apo në kanalet e tjera të komunikimit.

Sipas Autoritetit të Konkurrencës në rast të moszbatimit të vendimit për masa të përkohshme të cituara në pikën (1) të këtij vendimi, ndërmarrjet që do të konstatohen në shkelje ndëshkohen me gjobë deri në 10 % të xhiros vjetore për shkelje të rëndë të konkurrencës.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0