Ka vazhduar konfuzioni në Twitter, pasi Elon Musk prezantoi kufizime në numrin e postimeve që përdoruesit mund të lexojnë në një ditë. Masat e përkohshme u zbatuan për të adresuar shkëmbimin e tepërt të të dhënave në platformë. Ndërsa kufizimet fillestare u rritën gjatë fundjavës, disa përdorues raportuan se të hënën u përballën me njoftimin e kufizimit të shikimit të postimeve.
Musk, i cili bleu Twitterin në vitin 2022, kishte shprehur shqetësim lidhur me kompanitë e inteligjencës artificiale që përdorin të dhënat e Twitter për trajnimin e modeleve të gjuhës. Ndryshimet fillimisht vendosën një kufi prej 600 postimesh për përdoruesit të pavërtetuar, i cili më pas u rrit në 1000. E ardhmja e kufizimeve mbetet e paqartë. Shkëmbimi i të dhënave dhe konsideratat financiare spekulohen si arsye të mundshme pas ndryshimeve. Zvogëlimi i kostove ka qenë një fokus për Musk që nga blerja e Twitterit, duke përfshirë përgjysmimin e stafit dhe prezantimin e një shërbimi abonimi.
Megjithatë, kufizimi i postimeve në një platformë që bazohet në angazhim shihet si një taktikë e skajshme që mund të mos jetë efektive. Twitteri ka pësuar sfida me menaxhimin e përmbajtjes dhe të ardhurat, si pasojë e shqetësimeve lidhur me qasjen e Musk.
Lexo: Krijimi i një ekipi të shkëlqyer dhe efikas në 10 hapa!
Ndërsa Musk deklaroi se tani kompania po shton të ardhurat, pasojat afatgjata të këtyre zhvillimeve në stabilitetin financiar dhe angazhimin e përdoruesve të Twitterit mbeten të paqarta. Për më tepër, Twitteri ka hasur çështje ligjore lidhur me mospagimin e faturave. Një firmë australiane ka ngritur një denoncim ligjor kundër Twitterit, duke kërkuar një pagesë totale prej A$1m (£534,000) për punë të kryera në disa vende.
Përveç kësaj, dy kompani amerikane në PR dhe Këshillim kanë denoncuar, duke pretenduar mospagimin e faturave. Këto mosmarrëveshje financiare, së bashku me përpjekjet e Musk për të zvogëluar kostot duke ndryshuar dhe shkurtuar stafin, theksojnë sfidat me të cilat Twitteri është përballur që nga blerja e tij.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.