Konflikti në Ukrainë! Rritet nafta, bien bursat, rubla në pikiatë, pas sanksioneve ruse - Business Magazine Albania

Konflikti në Ukrainë! Rritet nafta, bien bursat, rubla në pikiatë, pas sanksioneve ruse

Konflikti në Ukrainë

Nafta e papërpunuar shënoi rritje, ndërsa Rubla ra me gati 30%, duke arritur një nivel të ri të ulët rekord këtë të Hënë, pasi vendet perëndimore vendosën sanksione të reja të ashpra ndaj Rusisë për pushtimin e saj të Ukrainës.

Këto sanksione përfshinë bllokimin e disa bankave nga sistemi global i pagesave SWIFT.

Kërkesa për investime të sigurta nxiti obligacionet së bashku me Dollarin dhe Jenin, ndërsa Euro ra, pasi Presidenti rus Vladimir Putin vendosi forcat e armatosura bërthamore në gatishmëri të lartë të Dielën, në ditën e katërt të sulmit më të madh ndaj një shteti europian që nga Lufta e Dytë Botërore.

Rritja e tensioneve shtoi frikën se furnizimet me naftë nga prodhuesi i dytë më i madh në botë mund të ndërpriteshin, duke e çuar çmimin e kontratave të së ardhmes të naftës së papërpunuar Brent me 4,21 dollarë ose 4,3 % në 102,14 dollarë. Kontratat e së ardhmes së naftës së papërpunuar të Teksasit Perëndimor (WTI) u rritën me 4,58 dollarë ose 5,0% në 96,17 dollarë për fuçi.

“Unë po u them klientëve që gjithçka që dimë me siguri është se çmimet e energjisë do të jenë më të larta,” tha John Milroy, këshilltar financiar i Ord Minnett në Sydney.

“Është një klishe e vjetër, por është e vërtetë që pasiguria nxit lëvizjet në të dy drejtimet”.

Aksionet e Azi-Paqësorit u ulën në seancën e mëngjesit kryesisht, në linjë me rëniet për aksionet e së ardhmes në SHBA dhe Evropë.

Nikkei 225 i Japonisë (.N225) ra me 0.25%, ndërsa aksionet kineze (.CSI300) ranë 0.36%. Standardi i Australisë (.AXJO), megjithatë, u rrit 0.64%, i nxitur nga aksionet e energjisë.

Indeksi MSCI i aksioneve rajonale (.MIAP00000PUS) humbi 0.58%.

Kontratat e të ardhmes në SHBA sinjalizuan një rënie prej 2.35%, ndërsa kontratat pan-evropiane EURO STOXX 50 ranë 3.90%. Kontratat e së ardhmes FTSE ranë 1.21%.

“Ne patëm një lumë informacionesh shumë negative gjatë fundjavës,” tha Kyle Rodda, një analist tregu në IG Australia. “Po flasim për rreziqet e stabilitetit financiar dhe reflektojmë mbi atë kërcënimin e luftës bërthamore.”

“Paqëndrueshmëria është rritur,” tha ai. “Ecuria e çmimeve është tepër e luhatshme”.

Yield-i 10-vjeçar i letrave më vlerë të thesarit të SHBA ra me rreth 9 pikë bazë në 1.89%, dhe yield-et ekuivalente australiane u tërhoqën me rreth 6 pikë bazë në 2.177%.

Lexo edhe: Lufta në Ukrainë, Konifndustria kërkon ndryshime në politikat fiskale

Euro ra 1.1% në 1.11465 Dollarë dhe 1.1% në 128.785 Jen, ndërsa dollarët australianë dhe të Zelandës së Re të ndjeshme ndaj rrezikut u ulën përkatësisht me 0.78% dhe 0.88%.

Rubla ra ndjeshëm me deri në 29.67%, duke arritur në një rekord të ulët 119.5 për dollar.

Ari u rrit me më shumë se 1% në rreth 1,909 dollarë, si rrjedhojë e kërkesës për aktive më të sigurta.

“Kjo paqëndrueshmëri do të vazhdojë edhe për një kohë, derisa situata të qetësohet,” tha Shane Oliver, kryeekonomist në AMP Capital.

Ndërkohë, “tregjet do të luhaten, në varësi të titullit “, tha ai.

Reuters, Monitor

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0