Konfirmohet prania e variantit Delta në Shqipëri - Business Magazine Albania

Konfirmohet prania e variantit Delta në Shqipëri

variantit Delta

Autoritetet e shëndetësisë njoftuan se është konfirmuar edhe në Shqipëri, prania e variantit Delta.

Pak javë më parë Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se në rastet e reja me koronavirus, ishin vënë re sinjale të pazakonta në mostrat e analizuara. Ato u dërguan në laboratorë të specializuar në Gjermani, nga ku erdhi edhe përgjigja se i përkasin variantit Delta.

Në njoftimin zyrtar nuk jepen të dhëna se sa raste janë konfirmuar dhe nga cilat zona të vendit kanë qenë personat e prekur. Konfirmimi i qarkullimit të këtij varianti, i cili paraqitet me rrezikshmëri të lartë sa i përket përhapjes, përkon, sipas autoriteteve me rritjen e infektimeve në dy javët e fundit.

Lexoni: Nis java e vaksinimit të hapur për të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç

Nëse në fund të qershorit kishte vetëm 53 raste aktive në të gjithë vendin, aktualisht janë 280 të tillë, ose pesë herë më shumë.

Autoritetet përsëritën sot thirrjet drejtuar qytetarëve për respektimin e masave parandaluese. “Varianti Delta i infeksionit Sars-Cov2 është varianti më i transmetueshëm, ndaj respektimi i masave të distancimit fizik, vendosja e maskave në ambientet e brendshme dhe higjiena, janë thelbësore për kufizimin e përhapjes së virusit”, theksohet në njoftimin zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë. Por në fakt, prej kohësh, masat thuajse nuk zbatohen. Pavarësisht detyrimit për mbajtjen në mjediset e mbyllura, maskat rrallë shihen të përdoren.

Shqipëria ndërkohë ka hapur pa asnjë lloj kufizimi apo kontrolli, kufijtë e saj për turistët e huaj, të cilët mund të hyjnë lirshëm pa asnjë lloj detyrimi për të dëshmuar nëse janë ose jo të vaksinuar, apo nëse kanë një test të 48 apo 72 orëve të fundit.

Në total deri tani, vetëm 637 mijë qytetarë, ose 22.7% e popullatës, kanë marrë vaksinën, nga të cilët 496 mijë të dyja dozat. Ministria e Shëndetësisë bën vazhdimisht “thirrje për vaksinim masiv, për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm”. Prej ditësh, kanë rinisur vaksinimet e hapura për çdo qytetar +18 vjeç në qendrat e vaksinimit kudo në vend.

Lexoni: Kina gati të pranojë se koronavirusi doli aksidentalisht nga laboratori i Wuhanit?

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0