Konfindustria: të krijohet Ministria e Ekonomisë dhe Tregtisë - Business Magazine Albania

Konfindustria: të krijohet Ministria e Ekonomisë dhe Tregtisë

Konfindustria

Konfindustria, me rastin e krijimit të qeverisë së re në Shtator 2021, kërkon rikrijimin e Ministrisë së  Ekonomisë dhe Tregtisë si portofol i vecantë i ndarë nga Ministria e Financave. Sa më  sipër kërkohet për të shmangur përplasjen e mprehtë të  interesave institucionale të  sotme në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, me pasoja të rënda në prodhimin vendor.  Procesi i integrimit të Shqipërisë  në BE me kushtet shoqëruese të  politikave tregtare e bën edhe më të domosdoshme krijimin e Ministrisë së Ekonomisë dhe Tregtisë .

Bashkimi i derisotëm i ministrive të ekonomisë dhe financave ka qenë i paarsyeshëm, mekanik dhe jo profesional, duke prodhuar pasoja negative sidomos për industritë shqiptare dhe prodhimin vendor në përgjithësi. Në vendet në  zhvillim dhe me deficit të madh në favor të importeve, sikurse është edhe Shqipëria, vënia e politikave ekonomike dhe tregëtare si shtojca të politikave financiare praktikisht sjell vështirësimin deri në dështim të  cdo nisme për mbështetjen e prodhimit vendor. Shkaku është, se Ministria e Financave ka për synim rritjen me cdo kusht të të  ardhurave buxhetore në kohë sa më të shpejtë, duke mbështetur dhe nxitur në thelb importet. Politikat ekonomike në parim duhet të synojnë zhvillimin në afatgjatë të industrive dhe sektorëve prodhues.

Konfindustria, mbështetur në shqetësimet e sipërmarrjes ka kundërshtuar publikisht dhe ka lobuar kundër institucionalisht në mjaft raste të paraqitjes nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë të nismave ligjore, që godasin industritë, duke favorizuar importuesit.

Lexo: Konfindustria: “Të merren masa për përmirësimin e rrugës dytësore të Zonës Industriale të Tiranës

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0