Konfindustria: Stop amnistisë fiskale, pasaportës së artë dhe ligjërimit të kanabisit mjekësor - Business Magazine Albania

Konfindustria: Stop amnistisë fiskale, pasaportës së artë dhe ligjërimit të kanabisit mjekësor

Konfindustria

Konfindustria i kërkon ekzekutivit, që në një kohë sa më të shpejtë të tërhiqet zyrtarisht nga nismat e “ amnistisë fiskale”, “pasaportat e arta” dhe ligjërimi i prodhimit të “kanabisit mjekësor”.

“Veprimi i mësipërm bëhet i domosdoshëm në kushtet e zgjerimit të monitorimit të vendit nga agjencitë e specializuara të BE dhe vazhdimësisë së mbajtjes në grupin në të ashtuquajturën “listë Gri” të shteteve më të rrezikuara të pastrimit të parave. Gjithashtu, tërheqja zyrtare nga nismat e mësipërme bëhet edhe më domosdoshmëri, duke vlerësuar pasojat e paparishikuara, që mund të rrjedhin nga skandali i fundit me ish zyrtarin e lartë të FBI amerikane”, vëren Konfindustria.

Partnerët gjeostrategjikë të Shqipërisë si BE, SHBA, Britania e Madhe,etj. si dhe institucionet financiare ndërkombëtare, në mënyrë të vazhdueshme kanë shprehur kundërshtimin e qartë ndaj nismave të sipërpërmendura të qeverisë shqiptare.

Konfindustria vëren se, “në rast të vonesës së tërheqjes nga amnistia fiskale e shpallur, Shqipëria rrezikon seriozisht vonesa dhe pengim të procesit të negociatave për antarësim në Bashkimin Europian, si qëllim strategjik me rëndësi kombëtare. Në të njëjtën kohë rrezikojmë cënim të angazhimeve të Shqipërisë në aleancat EuroAtlantike të sigurisë rajonale dhe ndërkombëtare”.

Lexo: Konfindustria: mungesa e Bursës së Energjisë krijon hapësirë për spekullim

Gjithashtu, sipas deklaratës së Konfindustrisë, vendi rrezikon qartësisht shtimin e kostove të huamarrjes të letrave me vlerë në tregjet financiare ndërkombëtare dhe ulje të konkurencës në tërheqjen e investimeve të huaja, shumë të ndjeshme ndaj vlerësimeve të agjencive të specializuara ndërkombëtare të kontrollit të parave të zeza. Rrymat e parave “jo të ligjshme” godasin ashpër konkurencën e drejtë dhe biznesin e ndershëm dhe ndërtimin e një ekonomie kombëtare të qëndrueshme në afatgjatë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Suksesi është të shkosh nga dështimi në dështim, pa e humbur entuziazmin.”
— Uinston Churchill
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0