Konfindustria përshëndet heqjen e koncesionit për pasaportat dhe ID e shqiptarëve - Business Magazine Albania

Konfindustria përshëndet heqjen e koncesionit për pasaportat dhe ID e shqiptarëve

Konfindustria përshëndet heqjen e koncesionit për pasaportat dhe ID e Shqiptarëve

Konfindustria mbështet vendimin e Ministrisë së Brendshme për dhënien fund të konçesionit privat të prodhimit të dokumentave të identifikimit dhe të kalimit të shërbimit në menaxhim publik.

Konçesioni i prodhimit të ID dhe pashaportave është dhënë 15 vite më parë.  “Kompania private zotëruese e konçesionit ka përfituar në formën e fitimit gjatë kësaj periudhe në mbi 500 milionë $, përfshi edhe kompanitë mëmë. Për vitin financiar 2021 kompania konçesionare kishte normën më të lartë të fitimit në shkallë vendi mbi 40%. Në vitin 2013, pa asnjë garë, afati i konçesionit u shty për një periudhë 10 vjeçare, duke i shkaktuar buxhetit të shtetit 250-300 milionë$ humbje. Konçesioni në fjalë është dhënë si pjesë e procesit të liberalizimit të vizave të Shqipërisë në Bashkimin Europian”, thekson Konfindustria në një njoftim të saj.

Konfindustria vlerëson, se një veprim i ngjashëm për të kaluar në menaxhim publik do të duhet te shtrihet edhe në konçesione dhe PPP të tjera shërbimesh si: skanimi, aeroportet, check-up, ngjyrosje dhe metrologjia e karburanteve, pullat fiskale, shëndetësia, etj.

Lexo: Brezi i “humbur”; Pse mungojnë sipërmarrësit e rinj te VIP-at në Shqipëri?

Sipas saj, politika e dhënies me konçesion dhe sidomos PPP/ Partneritet Publik Privat të burimeve natyrore e shërbimeve publike kanë qënë me efektivitet të ulët dhe në kundërshtim me interesin publik. Si të tilla janë shndërruar në barrë të rëndë për buxhetin e shtetit dhe borxhin publik, që e ka tejkaluar ndjeshëm 100% të PPB.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0